Filipçe: E dimë se sa vaksina do të mbërrijnë në shkurt, por kompania kërkoi të mos publikohen detaje

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se e din saktë sa doza të vaksinave duhet të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut në muajt shkurt, mars dhe prill por, kompania Pfizer i kërkoi të mos zbuloj numra konkret.

“Na lusin nga kompania që ende mos njoftojmë dozat, përndryshe e dimë saktë se sa doza duhet të mbërrijnë në shkurt dhe sa në muajt mars dhe prill. Javën e kaluar kemi pasur disa ditë biseda telefonike, kemi shkëmbyer emaile me kompaninë Pfizer dhe mendoj se kjo është një politikë të cilën ata arritën ta zbatojnë për shkak të zmadhimit dhe  është gjithashtu dhe pjesë e prodhimit të tyre, kështu që të kujdesen për gjithë rajonin dhe vendet fqinje dhe besoj që para nesh është një proces  suksesshëm i imunizimit”- tha Filipçe në pres konferencën në Qendrën Klinike në Shkup.

Vaksina e Pfizer ishte  e para që  u miratua për përdorim në SHBA dhe në Evropë, ndërsa këto dërgesa të vaksinës Pfizer për të cilat foli Filipce janë nga negociatat e drejtpërdrejta me prodhuesin.

Përmes mekanizmit Kovaks, Maqedonia ka siguruar 833.000 doza të vaksinës me të cilat do të vaksinohen 400.000 persona, për çfarë janë ndarë dhe 7.9 milion euro, por ato priten të mbërrijnë më vonë.

Filipçe foli për media pasi vizitoi Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, i cili shoqërohej nga drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq dhe drejtori i Klinikës Universitare të Toksikologjisë, Ridvan Bajrami. Ai njoftoi se dy foshnjet e para që kanë lindur në vitin 2021, përkatësisht një minutë pas mesnate, janë dy meshkuj, ndërsa disa minuta më vonë ka lindur një foshnje femër.

Drejtoresha Milena Stevanoviq, nga ana e saj, njoftoi se këtë mëngjes në klinikën ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtruar gjithsej 122 pacientë, prej të cilëve 100 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo po ashtu theksoi se ky është numri më i ulët i të shtruarve në spital që nga shpërthimi i pandemisë.

Nga ana tjetër, drejtori Ridvan Bajrami foli për gjendjen gjatë natës së Vitit të Ri, duke njoftuar se mbrëmë në klinikën që drejton ai janë trajtuar dhjetë pacientë, prej të cilëve gjashtë ishin të mitur.

Ndryshe, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se nata e Vitit të Ri ka kaluar “me të vërtetë qetë” krahasuar me vitet e mëparshme.

“Kjo do të thotë se masat për të mos festuar dhe ato për ndalimin e grupimeve janë respektuar dhe se kjo është një meritë e madhe e qytetarëve”- tha Filipçe në konferencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button