Tensione në aksionin policor në Bit Pazar ku u konfiskuan rreth 15 mijë mjete piroteknike

Aksioni disajavorë i policisë së Maqedonisë së Veriut për konfiskimin e mjeteve piroteknike, sot u zhvillua me tensione në tregun e gjelbër të Bit Pazarit, transmeton Portalb.mk.

Tensione gjatë aksionit policor në Bit Pazar (shenja.tv)
Tensione gjatë aksionit policor në Bit Pazar (shenja.tv)

“Punonjësit policor nga SPB Shkup, sot në zonën e Bit Pazarit konfiskuan afër 15 mijë mjete piroteknike”, njoftojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB), duke theksuar se do të vazhdohet me zbardhjen e rastit.

Gjatë këtij muaji në aksione të tilla, në Bit Pazar janë marrë mbi 2500 mjete të tilla, duke u shoqëruar edhe me arrestimin e 30 vjeçarit Q.Sh. dhe 23 vjeçarit A.A.

Ndryshe, në aksionet policore kundër mjeteve piroteknike, në Tetovë u arrestua 46 vjeçari R.Sh dhe 20 vjeçari B.A. për shkak shitjes së mjeteve piroteknike, nga të cilët ishin marrë rreth 300 mjete të tilla.  Gjithashtu në Tetovë, më saktësisht në Reçicë të Vogël ishte arrestuar 41 vjeçari S.M. pasi në objektin e tij ishin gjetur 27,594 mjete piroteknike, të cilat u konfiskuan nga policia. Gjatë aksioneve policore, në çantën e qytetarit P.P. nga Manastiri ishin gjetur 886 mjete piroteknike nga lloje të ndryshme, derisa po kalonte si këmbësor Pikën Kufitare në Dellçevë.

Gjatë javës, gjatë aksionit të realizuar në Gostivar, Shtip dhe Manastir, janë konsifkuar rreth 30 mjete të tilla. Gjithashtu u arrestua 57 vjeçari N.SH. te i cili u konfiskuan 6939 mjete piroteknike. Në Shtip, në veturën e 52 vjeçarit janë gjetur 2900 mjete të tilla, derisa në Gostivar e arrestuan 48 vjeçarin B.A. dhe 35 vjeçari S.K.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button