RMV, më pak martesa, ndërsa rritje e divorcimeve në kohë të epidemisë me koronavirus

Është i madh numri i qytetarëve të cilët këtë vit nuk e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë për shkak të pandemisë së koronavirusit e cila zgjatë mbi dhjetë muaj. Me restriksionin për organizime masive, ahengje dhe shoqërime, erdhi deri në anulimin e dasmave dhe martesave paraprakisht të përcaktuara, ndërsa i vogël është numri i atyre që vendosën të martohen vetëm pranë ofiqarit, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Këtë vit, siç thonë nga Drejtoria për mbajtjen e librave amë, numri i martesave të lidhura është 7000, që është rreth 4500 më pak nga viti i kaluar.

Për martesë në kohë pandemie janë instaluar edhe protokolle. Prania e mysafirëve është zbritur në minimum me respektim të masave të përcaktuara për mbrojtje, sikur mbajtja e distancës, e maskës dhe dezinfektim.

“Në regjistrim mund të jenë të pranishëm ofiqari, partnerët martesor dhe dy dëshmitarët e tyre. Të pranishmit duhet të mbajnë maska dhe dorashka dhe të mbahet distancë prej dy metrave me ofiqarin. E njëjta vlen edhe për në sallat dhe në terren të hapur, ndërsa kur janë në të hapur mund të marrin pjesë edhe pesë – gjashtë persona në distancë me maska. Ceremonia është shkurtuar në 10 minuta”, theksojnë nga Drejtoria.

Ndërkaq, derisa numri i martesave është zvogëluar, në tremujorin e tretë të këtij viti është regjistruar rritje e numrit të divorceve.

“Në periudhë prej tre muajve, janë pranuar 357 raporte për divorcime që paraqet rritje 8,5 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë. Më së shumti procedura divorci janë regjistruar në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë”, informojnë nga Drejtoria.

Ndryshe, Enti shtetëror i statistikave muajin e kaluar sqaroi se kemi 12.9% ulje të kurorëzime, dhe rritje për 8.5% të shkurorëzimeve në krahasim me vitin e kaluar. Në këtë tremujor janë realizuar 3 768 kurorëzime dhe 374 divorce.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button