Kryqi i Kuq i RMV-së ka hapur llogari për donacione për viktimat e tërmetit në Kroaci

Kryqi i Kuq i Maqedonisë informon se janë hapur numrat e telefonit për donacione për viktimat e tërmetit në Kroaci, njofton Portalb.mk.

Për ata që i shfrytëzojnë shërbimet e Telekomit të Maqedonisë është hapur linja 070 143 400, ndërsa ata që i shfrytëzojnë shërbimet e A1 Maqedoni mund të japin donacion në 075 143 400.

“Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ofroi ekipet e specializuara për reagim dhe veprim gjatë katastrofave, ndihmë materiale nga rezervat e mallrave të organizatës si dhe ndihmë financiare për popullatën e prekur. Për të siguruar mbështetje solidare për qytetarët dhe kompanitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për popullsinë e prekur nga tërmeti në Republikën e Kroacisë, Kryqi i Kuq i RM V-së shpall thirrje për të mobilizuar ndihmë financiare për popullatën e prekur. Aksioni humanitar do të zgjasë deri në fund të janarit 2021”,  thuhet në komunikatë.

Personat, kompanitë dhe institucionet e interesuara mund të dhurojnë fonde përmes llogarisë bankare të Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV:

Gjiro llogaria: 300000001327966

Numri tatimor: 4030984271620

SHA Komercijalna Banka

Qytetarët e vendeve të tjera mund të dhurojnë në:

Name of the organization: Red Cross of the Republic of North Macedonia
Bank name: Komercijalna Banka AD Skopje
Bank address: ul. Orce Nikolov no.3, 1000 Skopje, North Macedonia
Bank account: 300000000000133 25730522-11
Swift code: KOBSMK2X
Iban code: MK07300701000001228

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button