Zaev: Nënshkrimi i Marrëveshjes me Bullgarinë nuk është gabim

Kryeministri, Zoran Zaev, sot në seancë plenare, i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve, për herë të parë pas formimit të  përbërjes së re parlamentare. I pyetur rreth raporteve të krijuara me Bullgarinë, ai deklaroi se nuk mendon që është gabim nënshkrimi i Marrëveshjes me Bullgarinë, por vlerëson se ajo është shumë e drejtë që shteti të nënshkruajë marrëveshjes, duke vlerësuar se ai është një akt historik. Pritjet e tij janë se politikat e ardhshme në periudha të mençura, jashtë aktiviteteve zgjedhore, do të sjellin zgjidhje, sepse kanë interes dy popujt dhe dy vendet, transmeton Portalb.mk.

“Jo, nuk mendoj se është gabim, por përkundrazi se është jashtëzakonisht e drejt për shtetit të nënshkruajë marrëveshje, përmes të cilave do të kërkojë zgjidhje me çka do ta garantojë rrugën evropiane të popullit tonë që është përcaktim strategjike i të gjithëve, por është interes strategjik i popullit tonë që është popull miqësor që të ndërtojë miqësi dhe të shmang çfarë do lloj konflikti.  Identiteti ynë maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk kanë qenë në tavolinën e negociatave dhe bisedimeve dhe asnjëherë nuk do të jenë. Asnjëherë. Sepse është e drejt e kona, vetpërcaktim, vlerë e jona evropiane dhe e drejt pas së cilës qëndrojmë dhe presim nga ana e Bullgarisë ta njohë pastër popullin dhe gjuhën maqedonase, pa asnjë kufizim, shantazh dhe rezerva sepse miqtë e bëjnë pikërisht atë”, tha Zaev.

Zaev në përgjigjen e tij u shpreh decid se vlerëson që Marrëveshja me Bullgarinë është akt historik dhe përfitim.

“E konfirmoj edhe njëherë, nuk ka menduar as atëherë dhe nuk mendoj as sot se Marrëveshja  me Bullgarinë është gabim. Përkundrazi, mendoj se është akt historik, përfitim historik të arrijë marrëveshje me fqinj, ta zgjasë dorën. Deri më sot them se formulimi “historia e përbashkët” mes dy popujve dhe dy shteteve është formulim serioz i ndërtimit të miqësisë dhe ardhmërisë evropiane. Ajo është historia jonë maqedonase dhe historia bullgare, siç është historia jonë e posaçme të cilën e kemi si popull maqedonas dhe i gjithë shteti jonë. Absolutisht mund të ndërtojmë ardhmëri përmes formulimeve të këtilla”, tha kryeministri.

Ndërkohë, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi, nga foltorja e Kuvendit, duke i treguar fotografi nga familja e saj dhe heronj popullore, i tha Zaevit se ata kanë qenë të depërtuar nga kampin në Treblinka dhe kanë qenë të torturuar dhe të vrarë nga okupatori fashistët bullgar, për të cilin ajo tha se Zaev e ka quajtur administrator në Maqedoni dhe e ka pyetur se në çfarë gjuhe flet.

Zaev u përgjigj se ata flasin me kujës dhe miqësi dhe për këtë janë të ndryshëm nga VMRO-DPMNE. Ai shtoi se flet gjuhën maqedonase dhe pikërisht në gjuhën maqedonase ka mbajtur fjalim para Parlamentit Evropian.

“Mund të jem 10 herë më kuazipatriot prej jush dhe të rrahë gjoks, por populli im në atë mënyrë do të mbesë në këtë zymtësi të Ballkanit dhe nuk do të jetë pjesë e Evropës. Për këtë unë do të flasë me fjalë evropiane, me miqësi dhe kujdes dhe jo si ju. Pikërisht për këtë jemi të ndryshëm në politikat. Asnjëherë nuk kam thënë se Bullgaria ka qenë administrator, por se në periudhë të caktuar, administrata bullgare është kyçur në Rajhin e tretë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button