Metamorfozis e publikoi “Vlerësimin e qeverisjes së mirë të Kuvendit dhe pushtetit ekzekutiv përmes Indeksit të hapjes”

Me mbështetjen e Projektit-it për Pjesëmarrje qytetare dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED), Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile – “Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore” (ACTION SEE), përgatiti një Vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të qeverive qendrore të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Vlerësimi është rezultat i një studimi empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e hapjes, i cili synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon.

Ky punim gjithashtu ofron një analizë të thellë të punës së pushtetit ekzekutiv dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu ofron edhe një përmbledhje të performancës së përgjithshme të institucioneve përkatëse në rajonin tonë. Perspektiva rajonale shërben si referencë për atë se si vendet në rajon po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit që i çon ato drejt qëllimit të tyre strategjik – anëtarësimit në BE.

Ky punim është pasuruar me rekomandime praktike për atë se si pushteti ekzekutiv dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mund ta përmirësojnë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë nga ana e tyre në të ardhmen. Rekomandimet do t’u komunikohen nëpunësve të lartë shtetërorë në të gjitha institucionet e monitoruara përmes takimeve, si dhe publikut të gjerë përmes mediave sociale dhe mbajtjes së ngjarjeve publike. Ky vlerësim është në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Në konferencën “Hapja si parakusht për kontrollin dhe përgjegjësinë e qeverisë” të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) nga Mali i Zi, që u mbajt më 22.12.2020, u promovuan rezultatet rajonale të hulumtimit të këtij viti. Rezultatet rajonal i komentoi edhe Gordana Çomiq, Ministre e të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteve dhe Dialogut Shoqëror në Qeverinë e Serbisë, e cila theksoi “Sa më lart që shkoni, aq më mirë është përgjegjësia dhe sa më poshtë që shkoni, aq më e keqe është ajo, pasi ata njerëz janë jashtë kontrollit të publikut, e ndonjëherë duan “të bëjnë” më shume se ai lartë… Rekomandimi im është që në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile të bëhet edukimi, të imponohet një vlerë e vetë-detyrimit për llogaridhënie ndaj qytetarëve, sepse ata e mbushin buxhetin”.                                                                                                                                            

Ky hulumtim u krye si pjesë e aktiviteteve të Fondacionit Metamorfozis në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.  Qëllimi i këtij aktiviteti ishte matja e hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe Kuvendit të RMV duke u bazuar në Indeksin e hapjes. Për më shumë informacion mbi punën e Fondacionit Metamorfozis vizitoni ueb-faqen tonë:  http://www.metamorphosis.org.mk dhe ueb-faqja e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare: https://cep.mk/.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button