fbpx

Varianti i ri i korona virusit prek SHBA-në, Indinë dhe Amerikën Latine

Varianti i ri shumë ngjitës i koronavirusit, i cili për herë të parë është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, është detektuar tani edhe në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe Amerikën Latine, shkruan REL.

Konfirmimet e fundit e çojnë në së paku 20 numrin e vendeve në Evropë, Azi dhe Lindje të Mesme, që kanë raportuar infektime me variantin e ri.

Në SHBA, rasti i parë i konfirmuar vjen nga shteti i Kollorados. Ai është një burrë në të 20-tat e tij, pa histori udhëtimi – gjë që sugjeron se varianti mund të ketë prani të lartë në komunitet.

Mutacionet e virusit janë normale dhe shkencëtarët thonë se ky variant nuk besohet të jetë më vdekjeprurës ose të shkaktojë infeksione më të rënda. Po ashtu, nuk pritet që ai të jetë rezistent ndaj vaksinave. Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë, thonë se ky variant është më ngjitës.

Për shkak të transmetueshmërisë më të lartë, agjencia shëndetësore e BE-së ka paralajmëruar për rrezikun e më shumë shtrimeve në spitale.

Një tjetër variant në Afrikën e Jugut ka shkaktuar tashmë alarm atje dhe po kontribuon në rritjen e rasteve.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur rreth 82 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 1.7 milion pacientë kanë vdekur dhe mbi 46 milionë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 19.5 milionë të infektuar dhe mbi 338,000 viktima.

Në Evropë, Franca prin me numër të rasteve, mbi 2.6 milionë, ndërsa Italia me numër të viktimave, mbi 73,000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button