RMV, Vendimet e Qeverisë nga seanca e sotme në lidhje me ndihmën 6.000 denarë, inverterët, Kroacinë, prodhuesit dhe çështje tjera

Në seancën e 35-të të Qeverisë, gjithashtu u diskutua për problemin e qytetarëve që i kanë llogaritë e bllokuara dhe nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë mbështetjen financiare prej 6 mijë denarëve, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë seancë, Qeveria vendosi për plotësimin e Vendimit për hapjen e llogarive të veçanta për personat që nuk i kanë përditësuar të dhënat deri në afatin e paraparë ligjor për çka edhe nuk janë gjetur në listën për mbështetje financiare të qytetarëve”, sqarojnë nga Qeveria.

Në këtë seancë gjithashtu u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020-të, ku përcaktohet nën-masë e re për prodhimin e rrushit dhe orizit.

Propozimi për plotësimin e Ligjit për furnizimi publike sot u miratua nga Qeveria, duke mundësuar institucionet kontraktuese të mund të kryejnë pagesa edhe në vlerë më të lartë se 20% pa siguruar garancinë bankare për paradhënien e paguar, në lidhje me pagesat që kanë të bëjnë me pandeminë.

Mjetet për subvencionimin e qytetarëve për të blerë invertërë-klimave në Komunën e Tetovës nga Buxheti i Qeverisë së RMV-së për vitin 2019 të shfrytëzohen ashtu që të rritet numri prej 1.500 familjeve që kanë zëvendësuar stufat me inverterë.

Kroacia do të marrë mbështetje prej 6 milionë denarëve nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut si mbështetje për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga tërmeti që ndodhi sot.

Ndërtimi i dy elektrocentraleve fotovoltaike në ish-termoelektranën Osllomej mori pëlqimin nga Qeveria përmes partneritetit publiko-privat. Planifikohet që çdonjëri central të ketë kapacitet 40MW.

Teksti i propozuar nga Ministria e Financave u miratua në kuadër të propozim-ligjit për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button