Presidenti Pendarovski vlerëson se nuk ka nevojë për aneks në Marrëveshjen me Bullgarinë

Aneksi i marrëveshjes në princip shkruhet kur duhet të shtohet diçka në marrëveshjen themelore ose eventualisht të precizohet në mënyrë shtesë, ndërsa në marrëveshjen e vitit 2017 nuk shkruan askund që do të diskutohet për gjuhën maqedonase para vitit 1944 që të shkruhet në formë ligjore, se ishte bullgare, thotë Pendarovski në një intervistë për Servisin Publik, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Stevo Pendarovski tha se në qasjen me Bullgarinë nuk duhet të ndryshohet asgjë dhe se nuk sheh nevojë për nënshkrimin një aneksi të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë.

“Bëmë gjithçka, me qëndrimet dhe kërkesat më të argumentuara, për t’iu afruar atyre dhe për t’iu thënë se ajo që ne po propozojmë është brenda kornizës së vlerave dhe parimeve evropiane.U përpoqëm në çdo mënyrë të mundshme, zyrtarisht dhe joformalisht, drejtpërdrejt, jo përmes ndërmjetësve, drejtpërdrejt u tham se ka gjëra për të cilat nuk do të negocionit, nëse do të ishit në situatën tonë”, theksoi Pendarovski.

Presidenti i shtetit beson se nuk ka asgjë për të diskutuar në lidhje me gjuhën dhe identitetin, sepse ato janë të drejta themelore të njeriut.

“Çështja e identitetit dhe gjuhës nuk është punë e muhabetit, por punë personale për atë se si ndjehem unë dhe si deklarohem. E drejtë bazike njerëzore e vetdeklarimit dhe vetpërcaktimit. Nuk do të kishim ndryshuar asgjë në atë rast, tani e tutje, vetëm duhet të presim nga pala tjetër, në Sofje, jo të vijnë njerëz të ri në pushtet, por të njëjtit njerëz të pranojnë nëse kishit motivin, ja keni zgjedhje, eventualisht të kaloni më mirë në ato zgjedhje, zgjedhjet përfunduan, keni mandat të plotë para jush dhe të kthehemi në argumentet racionale. Pasi këto deri tani nuk ishin argumente racionale”, u shpreh Pendarovski.

Lidhur me bisedën e tij me Presidentin bullgar Rumen Radev dy muaj më parë, Pendarovski tha se ai këmbëngulte për një shtesë në marrëveshjen bilaterale, ata kanë garanci ligjore se marrëveshja e vitit 2017 do të përmbushet, të cilit Pendarovski u përgjigj se nuk sheh nevojë për një format të veçantë ligjor të asaj që tashmë është një kontratë.

Ai vlerësoi se kjo mosmarrëveshje e imponuar prej tyre është sipas definicionit politik dhe se nuk ka kurrfarë lidhje me të drejtën.

“Në marrëveshjen e vitit 2017 askund nuk shkruan se do të bisedojmë për gjuhën maqedonase para vitit 1944 të shkruhet në formë të drejtë, se ka qenë bullgare. Kjo nuk është dakorduar, ajo as që është menduar nga ana e negociuesve këtu në Shkup. Aneks të marrëveshjes në parim shkruhet kur diçka dëshiron të plotësosh në marrëveshjen themelore ose eventualisht të riprecizohet”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Ndryshe Pendarovski, edhe më herët është shprehur mbi këtë çështje. Lidhur me qëndrimin bullgar se “gjuha dhe identiteti maqedonas nuk ekzistonin deri më 2 shtator 1944 dhe se krijimi i tyre ishte pjesë e formimit gjithëpërfshirës të një identiteti të veçantë jo-bullgar me qëllim të ndërprerjes së lidhjeve midis popullsisë lokale dhe Bullgarisë”, Pendarovski në mesin e muajit që po lëmë pas, pati deklaruar se nuk mund të pranojnë diskutim për këtë çështje…do të ishte çmenduri”.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button