Ngjarjet më të rëndësishme që shënuan vitin 2020 në Maqedoninë pandemike

Një vit i zi. 2020, vit që shkruhet dy herë njëjtë, sikur dëshiron të betonojë tragjedinë kolektive dhe personale. Izolim, frikë, humbje jetësh…
Përderisa përgatiteshim për zgjedhje, në anën tjetër të botës përhapeshin pamje të tmerrshme nga njerëz të sulmuar nga një sëmundje misterioze, që i ngjante gripit, por ama, shumë më e rrezikshme dhe vdekjeprurëse.
Globalizimi e bëri të veten, një muaj më pas, Maqedonia e Veriut filloi betejën e cila nuk po merr fund ani se është fundi i vitit. Sikur të kishim sistemin shëndetësor më të fuqishëm dhe më mirë të përgatitur, dhe thjeshtë shtetin “më të hajrit”, me gjasë nuk do ishim vendi i 6 në botë me më shumë të vdekur nga virusi korona.

Maqedonia arriti të bëhet anëtare e NATO-s, më në fund më! Por, e “hëngri” dhe një veto në rrugën e saj 15 vjeçare euro-integruese, dhe atë nga vendi fqinj, që me vite thotë se na ka pranuar i pari si shtet i pavarur. Dhe kjo bllokadë s’do të ishte kaq e dhimbshme, sikur të zgjedhurit e popullit mos të kishin lënë pas dore marrëveshjen me Bulgarinë (me mos-marrje të hapave konkrete për kompromis real), duke u tentuar të fitojnë pikë ditore politike dhe secili të del më patriot se tjetri.
Pamë disa tentime për të rikthyer drejtësinë në vend, disa dënime me burg dhe një Ligj të ri të Prokurorisë, ama mezi arritëm të bëjmë një metodologji pastrimi të atyre që në fakt e ndajnë drejtësinë. Dhe ky pastrim na duhet, jo për Evropën, jo për premtime parazgjedhore, por për vete, sepse dëshirojmë dhe meritojmë shtet të së drejtës.

Ka disa vite që nuk ka incidente të mëdha zgjedhore, dhe në këtë drejtim sikur jemi civilizuar, por është i neveritshëm fakti që ende nuk dihet se kush e sulmoi uebfaqen e numërimit të votave.
Në këtë kohë digjjitale, duhet që moti të kishim bërë gati mekanizmat mbrojtës për raste të tilla. Por digjitalizimi i suksesshëm është i vështirë dhe ka hapur një sërë telashesh, këtë e pamë sidomos me sistemin tonë arsimor. Suksese atyre që arritën të mësojnë diçka në shkollat tona në këtë tollovi me video-thirrje dhe me emaile të panumërta. Ndërkaq, pandemia le të jetë mësim për të ardhmen, të përmirësohemi, si me koncepte të reja të arsimit, ashtu edhe me qasje të re ndaj digjitalizimit të pashmangshëm.

Një nga goditjet më të padrejta këtë vit është shtrenjtimi i energjisë elektrike, dhe atë, në kohë pandemie kur varfëria është rritur, kur papunësia dhe falimentimi janë bërë pamje të përditshme. Vërtetë, pse qytetarët të paguajnë fatura më të larta për shkak se kompanitë nuk mund t’i menaxhojnë harxhimet në mënyrë më të suksesshme? Të mos e zgjasim, ka shumë debate në këtë temë…

Me ardhjen e vaksinave, duhet të jemi më optimistë dhe urojmë që 2021 të jetë fillimisht vit i shëndetit të rikthyer, i afrimit social dhe rikthimit të asaj që dikur ishte jetë normale.

Më poshtë, ekipi i Portalb-it ka bërë një radhitje kronologjike të të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.

JANAR

3 janar U ngrit akuza kundër ish deputetes Frosina Remenski për rastin me Boki 13 https://wp.me/patqqI-2KYg
3 janar Kuvendi zgjodhi Qeverinë teknike për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare https://wp.me/patqqI-2KXt
9 janar Gjykata e pranoi akuzën, Veljanoski, Janakieski, Ristovski dhe Atanasovski do të gjykohen për organizim të “27 prillit” në Kuvendin e RMV-së https://wp.me/patqqI-2LfP
13 janar Filmi nga Maqedonia e Veriut në garë për çmimin “Oskar”, pavarësisht se nuk e mori çmimin bëri histori https://wp.me/patqqI-2Ltr
17 janar U miratuan ndryshimet në Ligjin për përmbarim, familjet sociale nuk do të paguajnë https://wp.me/patqqI-2LHO
20 janar “Drislla” sërish u bë ndërmarrje publike nën kompetenca të Qytetit të Shkupit https://wp.me/patqqI-2LRr
21 janar Në vend se të miratohet Ligj i ri që do të kufizojë kumarin, shteti bleu aparate të reja për kumar me vlerë 6.5 milionë 6.5 milionë euro https://wp.me/patqqI-2LRG
23 janar Personi “El Cheka” i cili publikonte materiale të përgjuara për (ish)funksionarë u dënua me 1 vjet burg me kusht https://wp.me/patqqI-2M4A
27 janar Filloi përgatitja për mbrojtje nga virusi COVID-19, Maqedonia e veriut vendosi termo-kamera në aeroporte https://wp.me/patqqI-2Mjk
Parapërgatitje me kamera termale në aeroport, për parandalimin e ardhjes së COVID-19

SHKURT

5 shkurt Komisioni Evropian e publikoi metodologjinë e re për bisedime me RMV-në https://wp.me/patqqI-2ML0
11 shkurt Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO https://wp.me/patqqI-2MY4
15 shkurt Kuvendi e shkarkoi ministren e Politikës Sociale nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi, pasi nuk e respektoi Marrëveshjen e Prespës https://wp.me/patqqI-2Nds
16 shkurt Me 80 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike i cili ishte kusht i BE-së për hapjen e bisedimeve https://wp.me/patqqI-2NfI
20 shkurt Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras u dekoruan në Gjermani me çmimin prestigjioz për paqe “Vestfali” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës https://wp.me/patqqI-2NsS
21 shkurt Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e nënshkruan marrëveshjen për koalicion parazgjedhor https://wp.me/patqqI-2NwB
23 shkurt Tragjedi në Rramanli të Kumanovës, zjarri  u mori jetën 7 familjarëve, Komuna shpalli ditë zie https://wp.me/patqqI-2O6t
26 shkurt Virusi korona arriti në Maqedoninë e Veriut https://wp.me/patqqI-2NLz
27 shkurt LSDM dhe Lëvizja BESA e nënshkruan koalicion e parë parazgjedhor të partive ndëretnike https://wp.me/patqqI-2NNX
COVID-19 në shkurt arriti në Maqedoninë e Veriut

MARS

9 mars Qeveria mori masat e para për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19 https://wp.me/patqqI-2OhW
9 mars Drejtoresha e Klinikës së Lëkurës, pavarësisht ndalesave ka udhëtuar në Itali, prej ku e ka sjellë virusin korona, ministri Filipçe e shkarkoi nga detyra https://wp.me/patqqI-2OhA
10 mars Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski zyrtarisht u shkarkua nga detyra për shkak të punës joprofesionale dhe të papërgjegjshme në shërbim https://wp.me/patqqI-2Okv
10 mars Qeveria i mbylli shkollat për 14 ditë për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona https://wp.me/patqqI-2Oli
13 mars Për shkak rasteve të reja të virusit korona u shpall gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë https://wp.me/patqqI-2Ov9
16 mars 1 vjet e 8 muaj burg për kërcënuesin e gazetareve, Emil Jakimovski https://wp.me/patqqI-2OET
17 mars Maqedonia e Veriut në NATO: Spanja e ratifikoi protokollin e anëtarësimit https://wp.me/patqqI-2OID
17 mars BFI e pezulloi faljen e namazit me xhemat në xhami, muezinët do ta thirrin ezanin https://wp.me/patqqI-2OKn
17 mars Zgjedhjet e 12 prillit u anuluan shkaku i pandemisë https://wp.me/patqqI-2OF3
18 mars Masë anti-kovid e Qeverisë, qytetarët që do të dalin nga RMV, do të duhet të nënshkruajnë deklaratë se tre muaj nuk do të kthehen https://wp.me/patqqI-2OOx
22 mars U mbyllën të gjitha pikat kufitare të RMV-së, përpos kamionët, kori diplomatik dhe personat me leje https://wp.me/patqqI-2P2c
22 mars RMV, ndërroi jetë pacienti i parë me KOVID-19 https://wp.me/patqqI-2P2L
24 mars Vendet e BE-së arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut https://wp.me/patqqI-2PbS
31 mars 8 vjet burg për ish kryetarin e Komunës së Manastirit Vlladimir Taleski në lëndën “Transportuesi” https://wp.me/patqqI-2PxN
31 mars Ejup Alimi dhe Ismet Guri u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg për parregullsi zgjedhore https://wp.me/patqqI-2PxK
Nën hijen e masave anti-kovid, Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO, flamuri i saj u valëvit pranë 29 flamujve tjerë

PRILL

3 prill Autoritetet me orë policore tentojnë ta parandalojnë shpërndarjen e virusit korona https://wp.me/patqqI-2PJb
3 prill Dënime për qindra qytetarët për shkak mosrespektimit të masave anti-kovid të Qeverisë https://wp.me/patqqI-2PIV
8 prill BE-ja e ndihmoi Ballkanin Perëndimor me 702 milionë euro, prej tyre RMV-së i takojnë 66 milionë https://wp.me/patqqI-2PYR
12 prill 8 vjet nga vrasja e pesëfishtë misterioze në Liqenin e Smillkovës, autorët ende s’dihen https://wp.me/patqqI-2Qbd
13 prill Gjoba për 26 persona nga Hasanbegu që në orë policore protestuan kundër policisë https://wp.me/patqqI-2Qid
19 prill Qeveria ka rekomanduar që të gjithë të instalojnë aplikacionin “Stop korona”! https://wp.me/patqqI-2QD6
21 prill Gjoba për 18 persona nga Gjevgjelia që vallëzuan jashtë shtëpive në kohën e orës policore https://wp.me/patqqI-2QJW
24 prill Shkup, teravia e parë në Ramazan në kushte të orës policore, muezini e thirri ezanin, xhemati në shtëpi për shkak KOVID-19 https://wp.me/patqqI-2QR5
28 prill Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi propozimin e Qeverisë, vendosi që gjyqtarët, prokurorët dhe funksionarët të marrin pagat e tyre të plota https://wp.me/patqqI-2R4M
30 prill Qeveria solli vendim që nxënësit të mos kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor https://wp.me/patqqI-2Ra1
Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup
Orë policore për të ndaluar COVID-19

MAJ

5 maj Bullgaria iu rikthye çështjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas https://wp.me/patqqI-2Ro0
5 maj Qeveria e Maqedonisë miratoi vendim me të cilin Malin Sharr e shpalli Park Nacional https://wp.me/patqqI-2Rpa
6 maj RMV, Gjykata dënoi me burg të përjetshëm vajzën nga Dibra që vrau dy prindërit dhe motrën https://wp.me/patqqI-2RsP
8 maj Pa maska e pa distancë, tubim masiv fetar në Strugë https://wp.me/patqqI-2RxS
8 maj U publikuan “bomba” të reja: Mickoski dhe i dënuari në “Reket”, Kiçeec, bëjnë marrëveshje për zgjedhjet e vitit 2019 https://wp.me/patqqI-2RAa
9 maj 5 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, asgjë nga hetimi ndërkombëtar https://wp.me/patqqI-2RAK
12 maj Pas dy muajve, BFI i hapi xhamitë https://wp.me/patqqI-2RJD
17 maj Gjatë orës policore u vendosën bankina të betonit në rrugën “Cvetan Dimov”, apo “Çairçanja” https://wp.me/patqqI-2RXV
19 maj Djali i Zoran Verushevskit e ka incizuar fshehur Zoran Zaevin, bisedat janë publikuar në Youtube https://wp.me/patqqI-2S5R
20 maj U miratua ndihma e BE-së prej 160 milionë eurove për Maqedoninë e Veriut https://wp.me/patqqI-2S9K
23 maj Me sukses u bë transplantimi i parë i zemrës në Maqedoninë e Veriut https://wp.me/patqqI-2SiN
24 maj Fitër Bajrami u festua në Maqedoni dhe botën islame nën hijen e KOVID-19, reisi Sulejman Rexhepi e shpalli të vdekur virusin korona https://wp.me/patqqI-2SiJ
28 maj U shkarkua nga detyra kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në vend të tij për u.d. kryetar u vendos Shaqir Fetahu https://wp.me/patqqI-2Svq
28 maj Pas më shumë se 2 muajsh filluan me punë restorantet dhe kafenetë https://wp.me/patqqI-2SyD
29 maj 6 avionë ushtarak të SHBA-së dhe Greqisë fluturuan mbi Shkup në nder të pranimit të RMV-së në NATO https://wp.me/patqqI-2SBj
Sulejman Rexhepi
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, e shkarkoi nga detyra kryetarin e saj Sulejman Rexhepi, në vend të tij erdhi Shaqir Fetahu

QERSHOR

4 qershor Kryetari  i VMRO-DPMNE-së, Mickoski pranoi se ka qëndruar brenda në një restorant në “Debar Mallo”, edhe pse kjo nuk lejohej sipas protokollit për punë të kafeterive https://wp.me/patqqI-2SSY
10 qershor Në 4 vjetorin e vdekjes së Almirit, Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin Boban Iliqit prej 6 në 4 vjet burg https://wp.me/patqqI-2T97
15 qershor U vendos që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik https://wp.me/patqqI-2Toh
16 qershor Presidenti Stevo Pendarovski sërish shpalli gjendje të jashtëzakonshme https://wp.me/patqqI-2TpK
17 qershor Dy vjet nga Marrëveshja e Prespës https://wp.me/patqqI-2Tti
17 qershor Rasti “Reket”, Boki 13 u dënua me 9 vjet burg, ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva me 7 vjet https://wp.me/patqqI-2Tv1
23 qershor Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendim për hapjen e kufijve https://wp.me/patqqI-2TN7
23 qershor U anulua për herë të parë Haxhi për shkak të pandemisë https://wp.me/patqqI-2TNH
24 qershor BDI me fushatë për kryeministër shqiptar, kandidat Naser Ziberi https://wp.me/patqqI-2TQ1
Rasti "Reket", Katica Janeva dhe Boki 13
Rasti “Reket”, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva dhe Boki 13 u dënuan me burg

KORRIK

1 korrik U publikua korniza e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut https://wp.me/patqqI-2UjE
3 korrik Gjatë fushatës zgjedhore publikohen përgjime dhe regjistrime të bisedave të funksionarëve të partive https://wp.me/patqqI-2Ums
15 korrik Zgjedhje të parakohshme parlamentare, për herë të parë në kushte pandemie https://wp.me/patqqI-2UWq
15 korrik Pas arratisjes, u vetëdorëzua për paraburgim ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski https://wp.me/patqqI-2V1H
15 korrik Derisa të gjithë i pritnin rezultatet zgjedhore, ueb-faqja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor u sulmua nga hakerët https://wp.me/patqqI-2V4G
16 korrik LSDM i fitoi zgjedhjet me 46 deputetë, VMRO-DPMNE mori 44, BDI 15, AA-ASH 12, Levica 2 dhe PDSH 1 https://wp.me/patqqI-2V6c
22 korrik Me ndryshimet statutare të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit iu hoq titulli kryetar nderi https://wp.me/patqqI-2VnM
27 korrik Koalicioni ASH-AAA mbajti marsh protestues: BDI i ka vjedhur votat https://wp.me/patqqI-2VEx
29 korrik Komuna e Bogovinës tentoi të ndërtojë ujësjellës në fshatin Siniçan, banorët e fshatit Urviç e ndaluan me protestë pasi që pretendonin se po merret ujë prej burimit të tyre https://wp.me/patqqI-2VO9
31 korrik Rryma elektrike në mes të krizës shëndetësore e financiare u shtrenjtua për 7,4% https://wp.me/patqqI-2VRA
Zoran Zaev i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare

GUSHT

5 gusht Ish kryetari i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski u dënua me tre vjet e gjysmë burg https://wp.me/patqqI-2W59
6 gusht Qytetarët e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike https://wp.me/patqqI-2Wa0
7 gusht Pas disa ditëve protesta, u arrit marrëveshje për ujësjellësin në Siniçan https://wp.me/patqqI-2Weg
12 gusht Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut https://wp.me/patqqI-2Wvq
13 gusht Ali Ahmeti i ftoi në tryezë liderët e opozitës, asnjëri nuk i shkoi, Zoran Zaev e mori mandatin nga presidenti për formimin e qeverisë https://wp.me/patqqI-2Wxl
14 gusht KRRE nuk i dëgjoi kërkesat e qytetarëve, protestë e dytë në 5 qytete të RMV-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike https://wp.me/patqqI-2WH4
18 gusht LSDM dhe BDI arritën marrëveshje për koalicion qeveritar https://wp.me/patqqI-2WSC
21 gusht Talat Xhaferi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të RMV-së https://wp.me/patqqI-2X5Z
21 gusht Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, në Tetovë u bllokua autostrada, në Shkup disa udhëkryqe https://wp.me/patqqI-2X2Y
24 gusht Rasti “I fuqishmi”, Prokuroria ngriti akuzë kundër Milloshoskit dhe 12 personave të tjerë https://wp.me/patqqI-2XbX
26 gusht Këshilltari i BDI-së në Ohër, pasi bashkë me vëllain e tij ishin përfshirë në një rrahje për disa ditë u arratisën, më pas u vetëdorëzuan dhe u dërguan në paraburgim https://wp.me/patqqI-2XhN
28 gusht Protestë në Tetovë kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike https://wp.me/patqqI-2Xn1
29 gusht U votua përbërja e re qeveritare, Zoran Zaev kryeministër https://wp.me/patqqI-2XsJ
31 gusht Protestuan nxënësit: Mësim të kombinuar (online dhe me prezencë fizike), ose bojkot të mësimit https://wp.me/patqqI-2XxR
Eurostandard banka
Falimentoi banka “EUROSTANDARD” e Trifun Kostovskit

SHTATOR

2 shtator U rrënua objekti pa leje në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” https://wp.me/patqqI-2XDM
4 shtator Në Tetovë dhe Gostivar u protestua kundër shtrenjtimit të rrymës https://wp.me/patqqI-2XMg
9 shtator Qeveria i zvogëloi për shtatë herë taksat gjyqësore https://wp.me/patqqI-2Y59
9 shtator Zjarri e kaploi ndërtesën ku ndodhen Sekretariati për Çështje Evropiane, Inspektorati i Mjedisit dhe MIA https://wp.me/patqqI-2Y2g
16 shtator Ministria e Drejtësisë e paralajmëroi filtrimin e gjyqësorit https://wp.me/patqqI-2YkT
17 shtator Bullgaria i vendosi Maqedonisë së Veriut kushte të reja për negociatat me BE-në https://wp.me/patqqI-2Ynp
18 shtator Ambasadori i ri i BE-së David Geer arriti në Shkup https://wp.me/patqqI-2YqD
18 shtator U protestua kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në katër vende në Tetovë https://wp.me/patqqI-2Ysn
20 shtator Një grup tifozësh në Gjorçe Petrov shpërndanë gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve https://wp.me/patqqI-2YvN
21 shtator U ekstradua nga Gjermania i akuzuari i tretë për vrasjen e “komitit” Sazdovski, Jeton Luzha https://wp.me/patqqI-2YyA
26 shtator Në Manastir u protestua kundër dhunës policore, pasi që policët i kanë rrahur dy romë që kishin bërë aksident në gjendje të dehur https://wp.me/patqqI-2YMU
28 shtator Gordana Jankulloska u dërgua në Burgun e Idrizovës që ta mbajë dënimin prej 4 vjetësh https://wp.me/patqqI-2wku
29 shtator Rasti “Dhuna në Qendër”: Ish kryeministri Gruevski u dënua me një vit e gjysmë burg, dënim me kusht për ish ministrin Mile Janakievski https://wp.me/patqqI-2YV0
Gordana Jankullovska
Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska u dërgua në burg për ta mbajtur dënimin nga rasti “Tanku”

TETOR

12 tetor Tetovë, qindra nxënës në rrugë kundër mësimit online https://wp.me/patqqI-2Z2d
2 tetor Në Shkup dhe Tetovë sërish u protestua kundër shtrenjtimit të rrymës https://wp.me/patqqI-2Z5C
6 tetor Komisioni Evropian e publikoi raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut https://wp.me/patqqI-2Zc3
7 tetor Nxënësit në rrugë kundër mësimit online https://wp.me/patqqI-2Zft
8 tetor NATO i dhuroi Maqedonisë së Veriut pajisje mjekësore me vlerë rreth 1.4 milionë euro për përballje me pandeminë https://wp.me/patqqI-2Zgx
24 tetor Ndërroi jetë ish-deputeti Amdi Bajram https://wp.me/patqqI-2ZTt
26 tetor I dënuari në rastin “Reket”, Zoran Milevski -Kiçeec prapa grilave në Strugë: rrugëtimi i tij deri në portën e burgut https://wp.me/patqqI-2ZWi
26 tetor Maqedonia e Veriut në situatë alarmante me virusin korona, qindra të infektuar e dhjetëra të vdekur në nivel ditor, autoritetet me masa shtesë https://wp.me/patqqI-2ZVC
28 tetor Toni Jakimovski, shefi i Kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov u dënua me 6 vjet burg https://wp.me/patqqI-301f
29 tetor Padi penale për keqpërdorim të fondeve evropiane kundër Lidija Dimovës, pronarit të V.E.Z Trade dhe dy të punësuarve në Agjencinë Nacionale, Qeveria e shkarkoi nga detyra Dimovën https://wp.me/patqqI-304g
29 tetor Pasi Bullgaria vendosi kushte për bisedimet për integrim në BE me Maqedoninë e Veriut u takuan presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev: Nuk negociojmë për gjuhën dhe identitetin maqedonas https://wp.me/patqqI-304c
Protesta në disa qytete të Maqedonisë së Veriut kundër rritjes skandaloze të çmimit të rrymës elektrike për 7.4%

NËNTOR

5 nëntor Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet https://wp.me/patqqI-30kp
9 nëntor Gjykatësit kushtetues, në vend të Kuvendit vetë për veten e tyre kanë votuar për rritje të 35% shtesë të pagës https://wp.me/patqqI-30s5
10 nëntor 2 vjet nga arratisja e ish kryemministrit Gruevski në Hungari, as u dënuan ata që e ndihmuan të ikë, as u kthye në burg https://wp.me/patqqI-30uC
12 nëntor Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, Qeveria i shpërbleu lojtarët me nga 10.000 euro https://wp.me/patqqI-30Ca
13 nëntor Me propozim të prokurores Fatime Fetai, Gjykata e dërgoi në paraburgim të akuzuarin për rastin “Monstra”, Agim Ismailloviq https://wp.me/patqqI-30CC
17 nëntor Apeli ia zvogëloi dënimin me burg Gjoko Popovskit nga 9 në 5 vjet për blerjen e 300 automjeteve të policisë https://wp.me/patqqI-30Lg
17 nëntor Bullgaria vendosi veto për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, zyrtarët evropian porositën vendin që të zgjidh kontestin me bullgarët https://wp.me/patqqI-30Lu
18 nëntor Shaqir Fetahu u zgjodh reis i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së https://wp.me/patqqI-30Lt
20 nëntor “Ekspozitë” me fatura të rrymës në Tetovë, qytetarët vazhdojnë revoltën kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike https://wp.me/patqqI-30TX
25 nëntor Për herë të 16-të u mbajt konferenca e 16-të ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” https://wp.me/patqqI-3131
30 nëntor Opozita i bllokoi ndryshimet e rregullores për punë të Kuvendit me rreth 3.000 amendamente https://wp.me/patqqI-31dD
Bullgaria vendosi veto për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut për shkak të gjuhës dhe identitetit maqedonas

DHJETOR

1 dhjetor Ndërroi jetë prej komplikimeve nga KOVID-19, nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi https://wp.me/patqqI-31fI
1 dhjetor Qeveria e emëroi ish kryeministrin Buçkovski përfaqësues special për Bullgarinë https://wp.me/patqqI-31h0
4 dhjetor Protestë për mosfunksionimin e Qendrës për Çështje Sociale në Shuto Orizare https://wp.me/patqqI-31ny
6 dhjetor E shtunë pune, partitë u mblodhën bashkë për t’i kthyer paratë që atyre u janë ndalur për shkak të COVID-19 https://wp.me/patqqI-31qO
8 dhjetor Në Vallandovë, nga një fabrikë për përpunimin e kanabisit mjekësor u vodhën 2 tonë marihuanë https://wp.me/patqqI-31ZG
14 dhjetor Zgjedhje të parakohshme komunale në Shtip dhe Pllasnicë, garën e fituan Sashko Nikollov nga LSDM-ja dhe Alija Jaoski nga BDI-ja https://wp.me/patqqI-31Ht
16 dhjetor Bullgaria e bllokon edhe nënshkrimin e marrëveshjes së Maqedonisë së Veriut për Fronteks për shkak “gjuhës maqedonase” https://wp.me/patqqI-31NM
16 dhjetor Pas dy mandateve nga 8 vjet, Avokat i Popullit, Ixhet Memeti u emërua anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik https://wp.me/patqqI-31NZ
21 dhjetor Dështoi bojkoti i opozitës, shumica miratoi buxhetin për vitin 2021 me 62 vota “për” https://wp.me/patqqI-31XN
25 dhjetor Protestë kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës, “Boll më” i “dhuroi” rrogën e 13-të udhëheqësisë së EVN, ELEM dhe Mepso https://wp.me/patqqI-328b
Pushteti e opozita u bënë bashkë për interesin e tyre, madje ditën e shtunë u mblodhën në Kuvend për të votuar shpërndarjen e 4 milionë eurove para të popullit, për partitë e tyre

LEXO MË SHUMË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button