Është mbajtur takimi i fundit publik i ASHMAAV për vitin 2020

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV) sot e mbajti takimin e fundit publik për vitin 2020, i cili për shkak të gjendjes aktuale me koronavirusit, u realizuar nëpërmjet video lidhjes konferenciale. Në takim, drejtori i ASHMAAV Zoran Trajçevski i prezantoi aktivitetet në pajtim me Programin vjetor për punë gjatë tre muajve të kaluar.

“Pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë për aktivitetet lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor për Zgjedhjet e parakohshme lokale 2020, mbikëqyrje të zbatuara mbi radiodfuzerët, operatorët e rrjeteve publike për komunikime elektronike dhe dhënës të ASHMAAV me kërkesë, masat e shqiptuara paralajmërim publik, analizat dhe studimet e përpunuara, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar”, informojnë nga ASHMAAV.

Në takim u prezantuan edhe konstatimet kryesore nga struktura e të punësuarve në sektorin mediatike audio dhe audiovizuele në vitin 2019. Në analizë është paraqitur këqyrje e të dhënave për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në servilin publik dhe në televizioneve dhe radiostacionet komerciale. Të dhënat janë analizuar në aspekt të vendeve të punës në të cilat kanë qenë të angazhuar, statusi (marrëdhënie e rregullt pune ose angazhim me honorar), gjinia, shkalla e arsimit dhe përkatësia etnike.

Në vitin 2019, numri i të punësuarve në industrinë ka qenë 2.601 persona, nga të cilët 814 kanë qenë të angazhuar në servisin publik, 1.382 persona në televizionet komerciale dhe 405 në radiostacionet komerciale.
Nga gjithsej 2.601 persona, 1.546 kanë qenë meshkuj, ndërsa 1.055 kanë qenë femra. Në marrëdhënie të rregullt pune kanë qenë të punësuar 2.012 persona, ndërsa me honorar të angazhuar kanë qenë 589 persona. Pjesa më e madhe e të punësuarve kanë qenë me arsim të lartë – 1.280 persona, me arsim të mesëm kanë qenë të angazhuar 1.265 persona, ndërsa vetëm 56 persona kanë pasur shkallë tjetër arsimi.

Shumica e personave, të gjinisë mashkullore, kanë qenë të angazhuar si realizues, ndërsa shumica e grave kanë punuar si gazetare (507 persona). Për nga përkatësia etnike, 1886 kanë qenë maqedonas, 548 shqiptarë, 52 turq, 21 romë, 13 vlleh, 46 serbë, 27 boshnjakë si dhe tetë persona të përkatësisë tjetër nacionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button