RMV, linjë telefonike falas për raportimin e ahengjeve

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se sot policia do të hapë një numër telefonik anonim falas – 0800-00-201, në të cilin qytetarët do të mund të raportojnë ngjarje dhe ahengjet e organizuara, të cilat janë të ndalura për shkak të koronavirusit, njofton Portalb.mk.

“Sot do të dalim me një projekt për numër telefoni pa pagesë, anonim, dhe u bëj thirrje çdo qytetari të ndihmojë dhe të jetë partner në parandalimin e përhapjes së virusit dhe atje ku do të ketë ngjarje të organizuara dhe festime të njoftojë në atë numër anonim të telefonit”, tha Spasovski në emisionin “Brifingu i mëngjesit” në “Slobodna TV“.

Spasovski kujtoi se grupimi i më shumë se katër personave është i ndaluar dhe nëse do të lejohej grupimi, vendimi do të ishte – përveç nëse ata kanë teste negative.

Ai gjithashtu tha se Ministria e Brendshme gjatë fundjavës kreu një rekord prej 1,300 kontrollesh në mënyrë që të mbrojë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Këtë fundjavë kemi kryer mbi 1,300 kontrolle, kemi ndërprerë 15 festa, në të cilat janë gjetur lëndë narkotike dhe armë. Mbrëmë ndërpremë një festë argëtimi në Volkovo, gjatë së cilës u arrestuan 29 persona. Ngjarje të njëjtë kishte edhe në Kumanovë, ku u prish një festë familjare. Disa bare në Kumanovë dhe Tetovë gjithashtu janë mbyllur. Kështu do të veprojmë me përgjegjësi dhe përkushtim edhe në prag të Vitit të Ri”, tha Spasovski.

Ministri deklaroi se kallëzimet penale do të ngrihen kundër kujtdo që nuk respekton masat, pavarësisht nëse është pronar vile që jepet me qira ose qytetar i thjeshtë.

Përveç ndërprerjes së disa festimeve, Spasovki tha se Ministria e Brendshme gjithashtu punoi në fushën e zbulimit, gjatë së cilës u zbulua një grup kriminal që shiste teste false të kovidit.

MPB, së bashku me Agjencinë për siguri kombëtare, kryen disa bastisje në Shkup dhe Kumanovë, gjatë të cilave disa persona u arrestuan nën dyshimin e terrorizmit.

“Siguria nuk ka çmim. Ditët e festave janë mundësi potenciale për terrorizëm, por policia maqedonase është absolutisht e përgatitur”, tha Spasovski.

Përndryshe Qeveria më 15 dhjetor  miratoi masa të reja kufizueseu, sipas të cilave, që prej 18 dhjetorit deri më 21 janar, kafenetë dhe restoranet do të punojnë deri në orën 18:00 në vend se deri më 21:00 siç ishte më herët, me qëllim që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve nga Covid – 19 në periudhën e ardhshme të festave.

Në këtë drejtim, komisioni në mbledhjen e 14 dhjetorit propozoi masa të reja ndërsa Qeveria i miratoi më 15 dhjetor dhe ato janë:

  • Shkurtimi i orarit të punës të objekteve të hotelerisë deri në orën 18:00
  • Ndalesë për organizimin e eventeve të Vitit të Ri nëpër sheshe nga ana e komunave
  • Ndalesë për organizmin e festimeve gjatë ose para Vitit të Ri nga ana e organizatave të punës
  • Bashkësitë fetare të mos thirrin grupime dhe tubime masive gjatë festave vijuese fetare
  • Mbetet rekomandimi të mos ketë tubime nëpër shtëpi
  • Thirrja dhe rekomandimi të mos ketë tubime nëpër villa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button