Gazetarja kineze, e cila raportonte për epideminë në Vuhan u dënua me katër vjet burg

Gazetarja e pavarur kineze Zhang Zhan, 37 vjeç, e cili raportonte nga qyteti i Wuhanit mbi shpërthimin e epidemisë, u dënua me katër vjet burg, njoftoi CNN, transmeton Portalb.mk.

Zhan, një ish-avokate, u dënua për “shkaktimin e grindjeve dhe provokimin e problemeve”, njoftoi një nga avokatët e saj. Qeveria kineze shpesh bën akuza të tilla kundër disidentëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Zhan, nga Shangai, në fillim të shkurtit të këtij viti udhëtoi 650 km larg për në Wuhan, kur pandemia e koronavirusit filloi atje, për të raportuar mbi përpjekjet për të luftuar virusin. Për gati tre muaj, ajo portretizoi jetën në Wuhan dhe problemet e qytetarëve të saj, të tilla si mbylljet, boshatisjen e dyqaneve, mbingarkesën e spitaleve dhe ngarkesën stafit mjekësor.

Ajo postoi në Twitter dhe YouTube (dy rrjetet sociale të bllokuara në Kinë), ndërsa në mes të muajit maj raportet e saj u ndërprenë. Më vonë u mësua se ajo ishte paraburgosur dhe kthyer në Shangai. Në një periudhë të paraburgimit, ajo filloi grevë urie, gjatë së cilës ishte maltretuar dhe ushqyer me forcë përmes një tubi, njoftoi Amnesty International.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button