Sapo ka ndodhur një aksident në rrugën Gostivar – Çegran, një person ka ndërruar jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën rajonale Gositvar – Çegran, ku si pasojë, ka ngelur i vdekur një person ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Portalb.mk.

Për Portalb.mk, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB), Fatmir Rexhepi, bëhet fjalë për aksident mes dy veturave, “Shkoda Felicia” me targa të Gostivarit dhe “BMW” me targa të Austrisë.

“Rreth orës 20, në rrugën rajonale Gostivar -Çegran më saktë në fshatin Forinë, ka ndodhë aksident trafiku në të cilën kanë marrë pjesë dy vetura: Vetura ,,Shkoda Felicia” me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 57-vjeçari L.H. nga fshati Raven, në të cilën si pasagjer kanë qenë edhe tre persona të gjinisë femërorë dhe vetura ,,BMW” me targa të Austrisë të cilën e ka drejtuar 18- vjeçari I.M nga Çegrani i Gostivarit” deklaroi Rexhepi nga SPB-Tetovë.

Deri tani është konfirmuar një i vdekur, edhe atë shoferi i veturës “Shkoda Felicia” 57 vjeçar, të aksidentuarit tjerë trajtohen në spital.

“Në këtë aksident shoferi L.H. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilave shpejt është nënshtruar dhe ka ndërruar jetë, derisa tre personat tjerë nga e njëjta veturë, kanë marrë lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes inspektim janë duke kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB Gostivar, kurse vozitësi i veturës ,,BMW” është siguruar për procedurë të mëtejme” shtoi Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button