SHGM: Deputetët nuk guxojnë të përçmojnë dhe etiketojnë gazetarët e TV Telma

Në dy ditët e kaluara, disa nga deputetët e VMRO-DPMNE-së si dhe deputeti nga partia Levica në deklaratat e tyre e etiketuan TV Telma si “televizion i regjimit”, ndërsa fyerje dhe përçmime ndaj gazetarëve dhe redaktorëve të këtij televizioni kombëtar u drejtuan direkt ose indirekt, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), shkruan Meta.mk.

“Etiketimi publik i mediave dhe gazetarëve, veçanërisht nga përfaqësues të lartë të partive politike dhe deputetë, kërcënon lirinë e medias dhe i promovon përpjekjet për censurë dhe auto-censurë. E drejta për debat politik dhe e drejta për lirinë e shprehjes, veçanërisht në Kuvend, janë parime të rëndësishme përmes të cilave deputetët pritet të kalojnë ligje cilësore përmes argumenteve dhe debateve konstruktive. Abuzimi i këtyre të drejtave nga politikanët për qërim hesapesh në publik me gazetarë dhe media ndikon negativisht në lirinë e medias, e skualifikon dinjitetin gazetaresk të gazetarëve profesionistë dhe, përveç kësaj, demonstron injorancë politike në diskursin publik. Përveç kësaj, kjo gjuhë agresive i inkurajon mbështetësit e këtyre partive politike që të vazhdojnë edhe më tej me qërim hesapesh, por edhe për të kërcënuar gazetarët, veçanërisht në rrjetet sociale në internet”, thuhet në komunikatë.

Aty është shtuar që “ky sulm verbal drejtuar kolegëve tanë nga Telma TV përveç kësaj përbën një shkelje të Kodit të Etikës për deputetët.”

SHGM u kujton deputetëve se ata kanë për detyrë të respektojnë Kodin i cili në nenin 6 thotë: “Deputetët nuk duhet të përdorin fjalë dhe shprehje që do të dëmtojnë ose përçmojnë njerëzit e tjerë, dinjitetin njerëzor dhe shkaktojnë urrejtje, mos tolerancë dhe dhunë”.

“Ne u bëjmë thirrje deputetëve dhe të gjithë aktorëve politikë që nëse ata besojnë se një media e caktuar shkel standardet profesionale, ata gjithmonë mund të paraqesin ankesë në Këshillin për Etikë në Mediat në Maqedoni dhe në Këshillin e Nderit pranë SHGM-së”. Përkujtojmë se pavarësia redaktuese dhe gazetareske është e paprekshme dhe nuk guxon të jetë nën presionin e politikanëve ose pronarëve të pronarëve të mediave. Kërkojmë që gazetarët të qëndrojnë larg interesave të biznesit dhe politikës, duke u udhëhequr vetëm nga parimet e raportimit profesional dhe etik dhe interesi publik,” është shtuar në komunikatë.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SSNM) e konsideron etiketimin publik të televizionit si “të blerë nga qeveria dhe regjimi” dhe konotacione të tjera të ngjashme politike dhe fyerje të drejtuara nga partitë dhe politikanët e VMRO-DPMNE dhe Majtas ndaj punonjësve të televizionit presion mbi lirinë e shprehjes, punën e mediave dhe politikën e tyre redaktuese.

Në këtë drejtim, SPGPM kërkon nga Kryetari i Kuvendit në të ardhmen që të reagojë ndaj presioneve dhe sulmeve të tilla ndaj mediave të folura nga foltorja parlamentare, duke pasur parasysh që Kodi i Deputetëve thotë qartë: “Deputetët nuk duhet të përdorin fjalë dhe shprehje që do të lëndojnë ose përçmojnë njerëz të tjerë, dinjitetin njerëzor dhe do të shkaktojë urrejtje, mos tolerancë dhe dhunë”, thuhet në reagimin e SPGPM.

Fondacioni "Shoqëri e Hapur", Maqedoni.
Fondacioni “Shoqëri e Hapur”, Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button