RMV, 35 milionë euro do të ju ndahen 75 komunave, ja për çka do t’i shfrytëzojnë

Mjetet të cilat ishin të dedikuara për ndërtimin e aeroportit kargo të Shtipit, do të riorientohen për projekte infrastruroe në gjithsej 75 komuna të RMV-së, bëhet fjalë për gjithsej 92 projekte konkrete, shkruan Portalb.mk.

Bëhet fjalë për gjithsej 35 milion euro të cilat do të ju shpërndahen komunave të RMV-së për realizimin e projeteve infrastrukturore, të cilat, sipas zëdhënësit të Qeverisë Muhamed Hoxha, do të përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve.

Sa është shuma dhe për çka do ti shfrytëzojnë komunat këto para?

Qyteti i Shkupit – Gjithsej 6 milion euro, do të harxhohen për aksin rrugor në “Momin Potok” dhe urën në “Karposh.

Komuna e Tetovës – Gjithsej 1,1 milion euro për rikonstruimin e shkollës së mesme “Kiril Pejçinoviç” dhe për bulevardin “Blagoja Toska”.

Komuna e Kërçovës – Gjithsej 1,1 milion euro për realizimin e 4 projekteve: Rikonstruimi i qendrës së qytetit, investim te varrezat ortodokse, qendër për qentë endacak dhe blloqet A,B,V.

Komuna e Strumnicës – Gjithsej 1,4 milion euro, rregullimi i përrojit të “Sv Ilija”, dhe për “Vodoçnica”.

Komuna e Shtipit – Gjithsej 1,2 milion euro, do të ndërtohet linja 2 me rezervuar “Merite”.

Komuna Shuto Orizari – Gjithsej 1,1 milion euro, do të ndërtohet kanalizimi atmosferik, në 4 rrugë.

Komuna e Strugës – Gjithsej mbi 1 milion euro, do të ndërtohen disa rrugë në territorin e kësaj komune.

Komuna e Çairit – Gjithsej 1 milion euro, këto para do të harxhohen për rikonstruimin e disa rrjeteve të ujësjellësit si dhe rrjeteve për kanalizim dhe ujit fekal.

Për të parë listën e plotë të projekteve që do të realizohen me paratë e lartpërmendura, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button