RMV, Policia deri më tani ka konfiskuar mbi 147 mijë mjete piroteknike, paralajmëroi dënime edhe me burg

Policia e Maqedonisë së Veriut këtë muaj ka përforcuar kontrollet kundër shitjes së mjeteve piroteknike, duke konfiskuar mbi 147 mijë mjete piroteknike dhe duke arrestuar disa shitës të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Për shfrytëzimin e paautorizuar të mjeteve piroteknike janë paraparë dënime në vlerë prej 200 deri 500 euro, në përputhje me nenin 31 nga Ligji për kundërvajtje kundër qetësisë dhe rendit publik.

MPB-ja paralajmëroi se në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal për armëmbajtje pa leje parashihen dënime nga tre deri në dhjetë vjet burg. Në qytetin e Ohrit raportohet se sot janë rreth 13 mijë mjete piroteknike.

Policia gjatë javë vazhdoi me aksionin për koksifikimin e mjeteve piroteknike nëpër qytete të ndryshme të vendit, duke realizuar edhe arrestime të ndryshme për këtë çështje.

Në fundjavë në Bit Pazar janë marrë mbi 2500 mjete të tilla, derisa janë arrestuar 30 vjeçari Q.Sh. dhe 23 vjeçari A.A. Gjithashtu në fundjavë u arrestuan në Tetovë 46 vjeçari R.Sh dhe 20 vjeçari B.A. për shkak shitjes së mjeteve piroteknike, nga të cilët janë marrë rreth 300 mjete të tilla. Në Tetovë, më saktësisht në Reçicë të Vogël u arrestua 41 vjeçari S.M. pasi në objektin e tij janë gjetur 27,594 mjete piroteknike, të cilat u konfiskuan nga policia. Gjithashtu në çantën e qytetarit P.P. nga Manastiri sot janë gjetur gjithashtu 886 mjete piroteknike nga lloje të ndryshme. Ai po kalonte si këmbësor Pikën Kufitare në Dellçevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button