RMV, deri tani janë shpërndarë mbi një miliard euro, së shpejti paketa e pestë e ndihmave, paralajmëroi Zaev

Mjetet e planifikuara për pakon e pestë tashmë janë projektuar edhe në Buxhetin për vitin 2021, paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa grupet që do të përfitojnë nga kjo pako do të përcaktohen pas konsultimeve me sindikatat, odat ekonomike dhe partner tjerë sociale, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi sot se së shpejti do të fillojnë konsultimet për përcaktimin e grupeve. Ai përkujtoi se me masat ekonomike janë mbështetur grupet e prekura nga pandemia, duke përfshirë edhe 30 përqind e kompanive që kanë marrë mbështetje për pagat prej 14.500 deri 21.778 denarë.

“Janë ndarë një miliard e njëqind e pesëdhjetë milionë euro para në të gjitha bazat, të cilat i kemi zhvilluar si pako dhe vazhdojmë akoma. U ndihmuan kategoritë, kërkuesit aktiv  të punëve, të punësuar me paga deri 15 mijë denarë, të rinjtë, studentët që morën vauçerë, kartela dhe ngjashëm”, deklaroi Zaev.

Ai kërkoi nga shfrytëzuesit e ndihmave, që të shpenzojnë paratë në blerjen e produkteve vendore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button