U arrit marrëveshja tregtare pas Brexitit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

Britania e Madhe arriti marrëveshje tregtare pas Brexit-it me Bashkimin Evropian të enjten, shtatë ditë para se të dalë nga blloku evropian, shkruan REL.

Qeveria britanika tha se “Marrëveshja është një lajm fantastik për familjet dhe bizneset në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne kemi marrë përsëri kontrollin e parave tona, kufijve, ligjeve, tregtisë dhe ujërave tona të peshkimit. Kjo do të thotë që ne do të kemi pavarësi të plotë politike dhe ekonomike në 1 Janar 2021”, tha qeveria britanike përmes një deklarate.

Marrëveshja tregtare e arritur nga Britania dhe Bashkimi Evropian është “e drejtë dhe e ekuilibruar”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Van der Leyen.

“Unë gjithashtu besoj se kjo marrëveshje është në interes të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo do të vendosë baza të forta për një fillim të ri me një mik afatgjatë. Dhe kjo do të thotë që ne më në fund mund ta lëmë Brexit-in prapa nesh, dhe Evropa po vazhdon të lëvizë përpara”, tha ajo.

Të dyja palët kanë kohë deri më 31 dhjetor që ta miratojnë atë në parlamentet përkatëse.

Kjo pasi në këtë datë, Britania përfundon periudhën tranzitore pas largimit zyrtar nga blloku evropian në janar në këtij viti.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se tash është rradha e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian që ta analizojnë atë, para se t japin dritën e gjelbër.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button