Serbia filloi me vaksinimin kundër Kovid-19, e para u vaksinua kryeministrja Bërnabiq

Kryeministrja Ana Bërnabiq shënoi fillimin e vaksinimit kundër kovid-19 në Serbi, pasi e mori e para vaksinën Pfizer – Biontech në Institutin e virologjisë dhe vaksinave “Torlak” në Beograd, njofton Portalb.mk.

Para dy ditësh në Serbi arritën 4875 dozat e para të vaksinës Pfizer dhe Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në janar do të marrin edhe 21,000 doza të tjera.

Përveç Bërnabiqit, vaksinën e morën edhe ministrja për punësim dhe çështjeve sociale Darija Kisiq-Tepavçeviq dhe epidemiologu Predrag Kon. Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se disa nga zyrtarët e lartë kishin vendosur të merrnin vaksinënqë të tregonin se ishte e mirë dhe e sigurt.

“Presim t’i marrim vaksinat kineze dhe ruse së shpejti dhe deri në fund të marsit me siguri do t’i kemi vaksinat Oxford dhe Moderna”, tha Bërnabiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button