fbpx

Këngëtari Shpëtim Mustafa: Mos u mërzitni, jini të lumtur dhe shfrytëzoni kohën me gjëra produktive

“Dont worry, be happy”- “Mos u mërzit, ji i lumtur”, është porosia e Shpëtimit për të gjithë të rinjtë në këtë kohë pandemie, në intervistën e tij për Portalb.mk. Shpëtimi është një këngëtar që vjen nga qyteti i Kumanovës, i cili me muzikë është marrë që kur ishte 12-13 vjeç por, që tani ka arritur mjaft suksese. Pandemia e virusit korona si te të gjithë, ka ndikuar edhe te karriera e tij, por, edhe përkundër saj, ai para një muaji publikoi një këngë të re bashkë me videoklip. Siç thotë ai, është pritur shumë mirë nga publiku. Me shumë punë dhe përkushtim mund të arrihen edhe rezultate të mira, thotë ai.

Shpëtim Mustafa- këngëtarë

Si dhe kur keni filluar të merreni me muzikë?


Me muzikë merrem që në moshë të re (12-13 vjeç) qysh në shkollë fillore si fillestar, pastaj kam vazhduar shkollën e mesme të muzikës, fakultetin e muzikës dhe vazhdoj të merrem profesionalisht me muzikë.

 

Shpëtim Mustafa- këngëtarë

Meqenëse këtë vit jemi përballur me pandeminë e Covid-19, si ka ndikuar kjo pandemi te ju si këngëtar?

Po dihet se ne që merremi me muzikë jemi ndoshta kategoria më e dëmtuar nga Covid-19 dhe më pak e përkrahur nga shteti, por po shpresoj që sa më shpejtë të kthehemi në normalitet!

 

 

Shpëtim Mustafa- këngëtarë

Ju keni sjellë një këngë tuajën me videoklip këtë vit, si është prit kjo këngë nga njerëzit, çfarë komentesh keni marrë prej tyre?

E vërtetë, ka gati një muaj që kam publiku këngën time të fundit, e cila u prit shumë mirë dhe kam marrë shumë komente pozitive.

 

 

Shpëtim Mustafa- këngëtarë

Maqedonia e Veriut është një vend ku vlerësohet sa duhet muzika dhe në përgjithësi ky profesion a sjell të ardhura të larta në këtë vend?


Fatkeqësisht jam i bindur që muzika nuk vlerësohet sa duhet në vendin tonë, por me shumë punë dhe përkushtim mund edhe të arrihen rezultate të mira..

 

 

 

Shpëtim Mustafa- këngëtarë

Çfarë planesh ka Shpëtimi për të ardhmen?

Si çdo këngëtar/muzicient tjetër, do presim edhe ndonjë ditë të shohim sa do të vazhdojnë ndalesat për aktivitetet muzikore (mbrëmjet rinore, koncertet, etj), përndryshe nëse zgjat edhe shumë do shikojmë ndonjë profesion të ri 😛

 

 

 

Shpëtim Mustafa- këngëtarë

Një mesazh për rininë nga ju?

I porosis të gjithë të rinjtë të jenë të kujdesshëm, të shfrytëzojnë kohën me gjëra produktive dhe porosia ime e fundit për të gjithë është “Dont worry, be happy!”

 

Shpëtimi ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e kompanisë për prodhime mediatike dhe transmetime Maqina TV si producent muzikor.

Si përfundim ju mund të ndiqni videon në vazhdim, e të shijoni thjeshtësinë e tij në këngën më të re të publikuar një muaj më herët me titullin “Kohë”, e cila padyshim është një këngë shumë e bukur që të sjell një freski dhe relaks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button