RMV, më 14 shkurt vazhdojnë ndeshjet në Ligën e Parë në futboll, ndërkohë gara zhvendoset në merkato

Liga e parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë garat më 14 shkurt me gjashtë ndeshjet në kuadër të javës së 19-të, transmeton Portalb.mk. Në këtë periudhë, ekipet kanë zhvendosur garën në fushën e merkatos.

KF Shkupi ka njoftuar për blerjen e anësorit të majtë, Kristijan Trapanovskit, si blerja e parë në këtë sezon të merkatos.

“Do të jetë nder dhe kënaqësi për mua që të luaj në një nga ekipet më të mira në kampionatin tonë dhe ekipi që ka tifo grupin më të mirë në vend. Shpresoj në sukses të madh dhe mezi pres të kem paraqitje me fanellën bardhe e kaltër”, deklaroi Trapanovski.

Kryesuesi i tabelës, KF Shkëndija ka njoftuar se deri më 5 janar do të jenë në pushim, duke mos njoftuar për zyrtarizmin e ndonjë përforcimi. Gjithashtu edhe Struga dhe Renova nuk kanë njoftuar për ndonjë blerje.

“Pas ndeshjes së xhiros së 18-të në LPFMV, stafi teknik u ka dhënë futbollistëve pushim të merituar deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, kur është paraparë starti i fazës përgatitore”, deklarojnë nga KF Shkëndija.

Pas 18-të ndeshjeve, kampioni dimëror në këtë edicion është Shkëndija me 39 pikë, e ndjekur nga Shkupi dhe Makedonija Gj.P. me 33 pikë.

Më 14-të shkurt nga ora 14:00 pritet të fillojnë gjashtë ndeshjet:

Sileks-Shkëndija

Borec-Shkupi

Struga Trim&Lum-Makedonija Gj.P.

Renova-Bellasica

Vardar-Pelister

Akademija Pandev-Rabotniçki

Pjesën dimërore të kampionatit Struga Trim&Lum e përfundoi në pozitën e katërt, ndërsa Renova në pozutën e nëntë me dy pikë më shumë se vendi i parafundit që eliminohet në Lligën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button