Konferenca QTD: Transparenca në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor është në rënie

Transparenca e kategorive të ndryshme të qeverisë në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor është në rënie. Kur nuk ka zbatim të asaj që është e rregulluar nga rregulloret ose asaj që personat janë zotuar në çastin kur kanë pranuar një funksion publik, nuk mund të flitet për vullnet politik për të respektuar ligjin. Nga ana tjetër, kriza e Koronës, i zhveshi mangësitë dhe praktikat e këqija të institucioneve kur bëhet fjalë për publikimin e të dhënave, u theksua në konferencën “Transparenca si parakusht për kontrollin dhe përgjegjësi e qeverisë” të Qendrës për Tranzicion Demokratik (QTD) nga Mali i Zi, me mbështetje nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci (National Endowment for Democracy) (NED) nga SHBA.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe autoritetet qendrore nga Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina folën në konferencën virtuale, duke treguar probleme pothuajse identike në të gjitha shtetet.

Duke hapur konferencën, Milena Gvozdenovic e QTD i prezantoi gjetjet e vlerësimit për gjendjen me qeverisjen e mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të qeverive qendrore të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, që bashkërisht e përgatitëm Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia e Veriut, Qendra për Tranzicionin Demokratik, Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA) nga Serbia dhe Shoqata e Qytetarëve “Pse jo?” Nga BeH, në kuadër të rrjetit rajonal “Llogaridhënia, teknologjia dhe rrjeti i transparencës institucionale në Evropën Juglindore” ”(ACTION SEE), me mbështetje të Projektit, të USAID dhe NED, për pjesëmarrje qytetare.

Sipas Gvozdenoviç, në Malin e Zi, politika e transparencës tani varet kryesisht nga vullneti i mirë i pushtetit ekzekutiv.

Qëndresa Sulejmani nga Fondacioni Metamorfozis tha se pushteti ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut ka arritur sukses kur bëhet fjalë për treguesit më të lehtë, por kur bëhet fjalë për ngritjen e vetëdijes për transparencë, rezultatet janë më të këqija.

“Në katër fusha, pushteti ekzekutivi ka rezultate të mira, por situata është e keqe për sa i përket buxhetit civil, në kategorinë e ndërgjegjësimit, por edhe për sa i përket konsistencës, që për mendimin tim është një pikë shumë e rëndësishme. – Qeveria nuk po punon sa duhet në këta tregues”, tha Sulejmani.

Sanja Bozhoviq, këshilltare për hulumtime, analiza, transparencë dhe llogaridhënie në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, tha se rezultatet e mira të ekzekutivit në Maqedoninë e Veriut sa i përket transparencës janë kryesisht për shkak të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile. Ajo vuri në dukje portalin “Qeveria e Hapur”, ku publikohen të dhënat për shpenzimet e buxhetit.

Sipas Misha Bojoviq nga CRTA, situata në Serbi është përkeqësuar në krahasim me vitin e kaluar.

“Dispozicioni i informacioneve për buxhetet e ministrive është ulur në krahasim me vitin e kaluar dhe ne s’mund të monitorojmë se si planifikohen dhe shpenzohen paratë”, shpjegoi ajo.

Gordana Çomiq, ministrja e qeverisë serbe për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun social, tha se problemi i transparencës rritet ashtu si ulet hierarkia, pasi nivelet e ulëta nuk janë aq nën llupën e publikut sa nivelet e larta.

“Sa më lart të shkoni, aq më mirë llogaridhënia, ndërsa sa më poshtë të shkoni, aq më keq, sepse ata njerëz janë jashtë kontrollit të publikut e nganjëherë ata duan të “bëjnë” më shumë se ai lartë… Rekomandimi im është që në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile të bëhet arsimimi, të imponohet vlera për vetë-angazhimit për llogaridhënie para qytetarëve, sepse ata mbushin buxhetin”, tha Çomiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button