RMV, Qeveria: Po negociohet për furnizim direkt të vaksinave kundër Covid – 19

Nuk presim vetëm donacione, shfrytëzohen të gjitha instrumentet dhe të gjitha procedurat kanë filluar në kohë. Veç më janë siguruar 833.000 vaksina për rreth 400.000 qytetarë dhe duhet të arrijnë në muajt e parë të vitit 2021, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, përkrah mekanizmit covax, në rrjedh janë edhe negociata edhe për furnizim direkt nga kompani të cilat prodhojnë vaksinat, ndërsa parashihet edhe mekanizëm i tretë përmes BE-së me të cilin duhet të furnizohen 200 milionë vaksina për vendet anëtare dhe 100 milionë doza shtesë vendet evropiane jashtë Unionit.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk pret vetëm donacionet, por i ka bërë në kohë të gjitha hapat e nevojshme dhe procedurat, ndërsa ka alokuar edhe mjete për vaksinat. Ka filluar negociata direkte, shfrytëzohen të gjitha instrumentet, përfshirë edhe mekanizmin covax i cili ishte i pari në dispozicion”, tha Arsovski.

 Sipas tij, akoma nuk dihet se sa dhe kur Bullgaria do t’i dhurojë vaksina vendit, por plani është që pjesa e dërgesës që do të mbërrijë në Bullgaria, të dedikohet edhe për vendin tonë.

Qeveria e Bullgarisë në seancën e djeshme, ku mori pjesë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, miratoi vendim që një pjesë të secilës dërgesë të vaksinave kundër Kovid 19, të cilat i ka blerë direkt nga prodhuesit do t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut. Me këtë vendim, vaksinat kundër Kovid-19 do të mbërrijnë në vendin tonë në të njëjtën kohë si në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Përveç përmes donacionit nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë gjithashtu siguroi vaksina përmes mekanizmit Kovaks. Bashkimi Evropian ka siguruar 400 milion vaksina për vendet anëtare dhe 100 milion shtesë për vendet që nuk janë pjesë e BE-së, të cilat mund të merren përmes vendeve anëtare. Deri më tani, Polonia dhe Greqia e kanë ofruar këtë lloj ndihme për vendin tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut po negocion gjithashtu edhe me prodhuesit për furnizim direkt me vaksina.

Maqedonia e Veriut ka paguar paradhënie për vaksinën kundër Kovid 19, me çka është siguruar garanci bankare se do të paguhet shuma e plotë për blerjen e 833,000 vaksinave, për rreth 400,000 qytetarë. Përveç përmes mekanizmit Kovaks, është vendosur kontakti i drejtpërdrejtë me Pfizer dhe AstraZeneka.

Qeveria në seancën e mbrëmshme, miratoi detyrat shtesë për përgatitjen urgjente për pranimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe aplikimin e vaksinimit kundër Kovid-19. Plani nga institucionet përkatëse duhet të dorëzohet në Qeveri në afat prej shtatë ditëve.

Ndryshe marrja ose jo e vaksinës kundër Kovid-19 do të jetë në dorë të qytetarëve të vendosin, gjegjësisht, vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Ndërsa të parët që do të vaksinohen do të jenë punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronik dhe personat më të moshuar se 65-vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button