“Gjashtëulësja në KD” – Të gjithë u krenuan kur “u bë”, askush s’mban përgjegjësi sot që nuk funksionon

Të gjithë dëshironin të marrin merita dhe ishin prezent në përurimin e teleferikut me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit, në muajin shkurt, ndërkaq, tash që i njëjti nuk funksionon, askush nuk merr përgjegjësi për këtë. Ministri Bekteshi i cili në shkurt ishte “përgjegjës për zhvillimin e turizmit” sot thotë se s’ka kompetenca për teleferikun, topin e hedh te “Elem Turs”, këta të fundit, shfajësohen duke thënë se kompetent është drejtori i Kodrës së Diellit, i cili është jo transparent, shkruan Portalb.mk.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka qenë një ndër personat që vazhdimisht është mburrë me prurjen e këtij teleferiku në Kodrën e Diellit, ai madje ishte në përurimin e lëshimit në funksion të të njëjtit, ku tha se ministria e atij është përgjegjëse kryesore në zhvillimin e turizmit në vend.

Kreshnik Bekteshi

“Për mua si ministër i ekonomisë, i cili edhe është përgjegjës sa i përket zhvillimit të turizmit në Maqedoninë e Veriut, sot është një ditë e veçantë,  jemi këtu me kryeministrin si dhe me kolegët ministra. Në një kohë pothuajse rekorde arritëm kryejmë të gjitha procedurat që ne sot të kemi mundësi të jemi në fillimin e punës së gjashtë ulëses pikërisht këtu në kodrën e Diellit një ndër projektet më kryesore sa i përket rritjes së kapaciteteve të Kodrës së Diellit”, deklaroi Bekteshi me datë 26 shkurt të këtij viti.

Sot që flasim, teleferiku me gjashtëulëse nuk funksionon ndërsa rrjedhimisht edhe ministrit Bekteshi “i humbën kompetencat” që i kishte në shkurt për këtë, nga ministria e Ekonomisë sot na thanë se nuk janë kompetent për funksionimin e teleferikut me gjashtëulëse.

“Funksionimi i teleferikut në Kodrën e Diellit është kompetencë e Elem Turs. Ju lutem për detaje të ju drejtohen atyre” thanë nga ministria e Ekonomisë për Portalb.mk.

“Elem Turs”: Ne nuk jemi kompetent, pyetni drejtorin e Kodrës së Diellit!

Rikujtojmë gjithashtu se me këtë teleferik në shkurt të këtij viti “u krenua” edhe drejtori i Elem, Kovaçevski, i cili atëherë theksoi se institucioni me të cilin ai menaxhon, ka arritur ta përfundoje këtë projekt, duke i dhënë të gjitha meritat te “Elem”.

Vasko Kovacevski, drejtor i ESM.

“Në vitin 2016 vazhduan edhe aktivitete e para në terren megjithatë atëherë për shkak të lëshimeve të shumta për lëshime profesionale në atë kohë ky projekt për një kohë ishte i stopuar apo i vonuar dhe në fund të vitit 2017, 2018 me ardhjen e re Elem e sidomos me ardhjen time së bashku me ekipin që ishte detyruar për ta implementuar me aktivitete të çdo ditshme edhe me investitorin e këtij projekti arritëm që ta përfundojmë këtë projekt”, kishte deklaruar Kovaçevski me datë 26 shkurt të këtij viti.

As ky institucion nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për mosfunksionimin e teleferikut sot, nga “Elem Turs” na thanë se nuk janë kompetent për këtë, duke na adresuar te drejtori i Kodrës së Diellit.

“Ju lutem të kërkoni këtë informacion te drejtori i Kodrës së Diellit, urdhëroni kontaktet e tija, ne nuk jemi kompetent për këtë pyetje” thanë nga “Elem Turs” për Portalb.mk.

Drejtori i Kodrës së Diellit fillimisht thotë se do të funksionojë, pastaj nuk përgjigjet

Një javë kanë kaluar nga hapja e sezonit turistik në Kodrën e Diellit, drejtori Zivko Aleksovski 10 ditë më herët tha se ky teleferik “99% është e sigurt se do të funksionoje, me masa të veçanta për shkak të Kovid-19”.

Zivko Aleksovski, drejtor i Kodrës së Diellit.
Zivko Aleksovski, drejtor i Kodrës së Diellit.

Kjo deklaratë e Aleksovskit doli të mos jetë e vërtetë, andaj tentuam të kontaktojmë përsëri me atë, megjithatë, i njëjti nuk ka ueb faqe, as e-mail publik, as zyrë ku mund ta kontaktojmë ndërsa në telefonatat dhe mesazhet tona në telefonin celular, nuk përgjigjet, kështu duke treguar jotransparencë totale.

Teleferiku jofunksional ju ka kushtuar qytetarëve 581 milion denarë, apo 9.5 milion euro

Kontrata e parë për ndërtimin e teleferikut është nënshkruar me 10 mars 2014.  Në ceremoninë për vendosjen në funksion të këtij tekeferiku morrën pjesë kryeministri teknik, deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), zëvëndës kryeministri Duraku, ministri i ekonomisë, Bekteshi, drejtori i ESM dhe shumë persona tjerë përgjegjës për zvarritjen e kësaj procedure.

“Kodra e Diellit” – E harruar nga komptentët, e adhuruar nga qytetarët (Video)

Përkundër vështirësive të ndryshme dhe mungesës së kushteve, askush nuk i ndal qytetarët që të vizitojnë Kodrën e Diellit, sidomos gjatë vikendit ku kolonat për të arritur në pjesën kryesore të kësaj qendre turistike, arrijnë deri në 4 kilometra.

Kjo për shkak të mungesës së parkingjeve, gazetari i Portalb.mk dëshmoi një kaos total gjatë vikendit të fundit në këtë qendër turistike, qytetarë të cilëve tendenca për relaksim ju ishte kthyer në ecje të gjata dhe stresuese, mbeturina si dhe mosfunksionim të ski lifteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button