Shtetasit e RMV-së mund të hyjnë në Kosovë pa pasur nevojë për test negativ PCR

Nuk nevojitet test PCR për shtetasit e RMV-së të cilët dëshirojnë të udhëtojnë për në Republikën e Kosovës, këtë e konfirmoi për Portalb.mk, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski. Sipas tij, fillimisht është marrë vendimi i lartpërmendur ndërsa vetëm dy orë më herët, Qeveria e Kosovës është tërhequr, shkruan Portalb.mk.

Sot në orët e hershme të mëngjesit deri te Minsitria për Punë të Brendshme (MPB) e RMV-së ka arritur një njoftim nga ana e Qeverisë së Kosovës se shtetasit e RMV-së duhet të kenë test PCR për hyrje në atë shtet. Megjithatë, disa orë më vonë, kanë njoftuar se janë tërhequr nga ky vendim.

“Po, fillimisht na njoftuan se shtetasit e RMV-së që duan të udhëtojnë në Kosovë duhet të kenë test pcr, megjithatë, dy orë më herët na thanë se janë tërhequr nga ky vendim dhe se shtetasit tonë munden lirshëm të shkojnë në Kosovë, pra pa pasur nevojë për test PCR” tha për Portalb.mk, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Edhe nga Qeveria e RMV-së thanë se nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar për këtë.

“Zyrtarisht nuk jemi të njoftuar për diçka të tillë, ajo që dimë ne është se shtetasit e RMV0së mund të hyjnë në Kosovë aktualisht pa pasur nevojë për test pcr. Qeveria e RMV-së nuk ka sjellë vendim për reciprocitet të kësaj mase që përfolët në media” tha për Portalb.mk, zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Muhamed Hoxha.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim i cili obligon shtetasit e shteteve të cilat sipas listës të ECDC-së ndodhen ndër vendet me “risk të lartë”, të posedojnë test PCR në jo më të vjetër se 72 orë para hyrjes së tyre në Republikën e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button