RMV, u publikua raporti periodik për përmbushjen e reformave urgjente prioritare në media

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, ka publikuar një raport periodik, i cili prezanton rezultatet e përgjithshme nga monitorimi i përmbushjes së reformave urgjente prioritare të mediave  (RUP) për periudhën 15 gusht 2020 deri më 15 dhjetor 2020, në kuadër të projektit “Observatori për reforma mediatike” me mbështetje financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Në kuadër të reformave urgjente prioritare ishin vëzhguar katër shtylla edhe atë: Shërbimi publik radiodifuziv dhe reformat në media; Reklamat qeveritare / paratë publike në media; Qasja në informacione dhe shpifja dhe fyerja.

Për shërbimin radiodifuziv publik dhe reformat në media është vlerësuar se reformat urgjente prioritare janë filluar, por nuk janë përmbushur.

“Shumica e re parlamentare nuk i zbatoi aktivitetet në përputhje me Ligjin për AShMAA për zgjedhjen dhe emërimin e organeve udhëheqëse vendimmarrëse në TVM dhe në AShMAA. Duke pasur parasysh orarin në Parlamentin e RMV dhe faktin që ligjërisht është e nevojshme shumicë prej 2/3, ndryshimet e tilla nuk ka gjasa të ndodhin në një të ardhme të afërt”, thuhet në raport.

Për reklamimin qeveritar/paratë publike në media, thuhet se reformat janë zbatuar pjesërisht. Raporti thekson njoftimin e Kryeministrit Zoran Zaev mbi mundësinë e ndryshimit ose shfuqizimit të plotë të nenit 102 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, i cili është specifik për ndalimet e reklamimit të ndërmarrjeve publike.

“Njoftimet e tilla të Kryeministrit Zaev i kundërshtuan ashpër dhe në mënyrë të argumentuar organizatat mediatike ShGM, SPGPM, KEMM dhe IMM. Nga ana tjetër, mediat më të vogla nga brendësia mbështesin këtë iniciativë në të cilën, duke marrë para nga institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, ata e shohin si mbijetesë të vetme dhe ekzistencë të mëtejshme”, thuhet në raport.

Lidhur me shtyllën e tretë për qasjen në Informacione, në dokument vërehet se reformat janë zbatuar plotësisht.

“Konstatimi i përbashkët i të gjithë palëve është se situata është përmirësuar, por gjithashtu se shteti ende nuk mund të mburret me hapjen e plotë dhe llogaridhënien e institucioneve”, thuhet më tej në raport.

Për kapitullin shpifje dhe fyerje është vërejtur se reformat kanë filluar, por nuk janë përmbushur.

“Në tremujorin e fundit të vitit 2020, janë vërejtur aktivitete iniciale përgatitore që duhet të kryhen përpara se të paraqitet në Qeveri dhe Kuvend, propozimi për plotësimin e Ligjit mbi përgjegjësinë qytetare për shpifje dhe fyerje”, thuhet në raport.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button