RMV, nuk do të përdoren më qeset e plastikës, stimulim të qeseve kthyese, një nga planet e ministrit Nuredini

Morëm masa konkrete për mbrojtje të mjedisit, kështu i vlerësoi 100 ditët e para të qeverisë ministri në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor (MMJPH), Naser Nuredini, transmeton Portalb.mk.

“Kemi përgatitur dhe dorëzuar në Parlament edhe ndryshimet e Ligjit për Cilësinë e Ajrit të Ambientit i cili përcakton kriteret dhe miraton një listë të komunave që do të duhet të përgatisin Planet e Ajrit të Pastër për qytetarët e tyre. Për më tepër, në përputhje me legjislacionin e BE-së, u vendos  një detyrim për të miratuar plane veprimi afatshkurtra në periudhat kur kemi përqendrime të larta të ndotjes në komuna të caktuara”, deklaroi Nuredini, duke sqaruar se në rast se komunat nuk zbatojnë masat, do të kalojë në urdhër.

Ai theksoi se në këtë periudhë edhe nismën për miratimin e nëntë ligjeve që planifikojnë njëzet herë dënime më të larta për ndotësit, duke theksuar se po përgatiten edhe për Ligjin e ri për natyrën, Ligjin për kontrollin e emetimeve industriale dhe Ligjin për inspektimin mjedisor.

“Parashikohet ndalimi i qeseve plastike, modelit ekologjik të paketimit dhe mundësive për dorëzani dhe stimulimin e paketimit kthyes”, deklaroi Nuredini për një nga përfitimet thelbësore nga ndryshimet, dhe ndryshime tjera në lidhje me mbeturinat, duke përfshirë riciklimin.

Ministria hartoi Plan kombëtar për menaxhimin e mbetjeve në periudhën 2020-2030, duke u paralajmëruar projekt-ligji për veprimin e klimës.

“Malet e Osogovës janë bërë një zonë e mbrojtur, duke rritur përqindjen e zonave të mbrojtura në nivel të  shtetit  me 1.9%”, deklaroi Nuredini, duke theksuar edhe projektligjin për shpalljen e një pjesë të Malit Sharr për park kombëtar dhe nismat për disa zona.

Nuredini theksoi edhe veprimet e Qeverisë kundër uljes së nivelit të ujit të Liqenit të Prespës, që sipas ministrisë është duke marrë “përmasa alarmante”. Gjithashtu u prezantuan edhe aktivitetet si zëvendësimi i instrumenteve matëse për cilësinë e ajrit, 39-të automjetet për mbeturina në rajonin Lindor dhe Verilindor; përfundimi i procesit ë transferimit të Monomerit të  Vinil Klorurit nga Ohisi dhe aktivitet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button