Liqeni i Ohrit, peng i marrëveshjes së vitit 1957

Ekspertët  shqiptarë  ngrenë zërin se gjatë 10 viteve të fundit, ka një keqmenaxhim të ujërave të basenit të Ohrit, nga pala maqedonase, duke sjellë një dëm të madh në ekosistemin e këtij liqeni që është nën mbrojtjen e Uneskos. Në vitin 2017, tërheqja e ujit në palën shqiptare shkon deri në 100 metra, çka ka vënë në alarm ekspertët mjedisor nga pala shqiptare, shkruan Faktoje.al, transmeton Portalb.mk.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vijojnë të menaxhojnë kuotat e liqenit të Ohrit duke u mbështetur ende në marrëveshjen e vitit 1957, e nënshkruar në kohën e Jugosllavisë së Titos dhe Enver Hoxhës. Pas gjashtë dekadash, zyrtarët e dy vendeve ende nuk janë ulur për të nënshkruar një tjetër marrëveshje e cila do të qartësonte sesi dhe kur hapen portat e Drinit të Zi, por edhe se si menaxhohen kuotat e liqenit të Ohrit nga Shqipëria dhe Maqedonia, dy vende që kanë ndryshime të mëdha ekonomike.

Në datën 8 tetor  ish-ministri I Bujqësisë Bledi Çuçi deklaroi se shumë shpejt mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të kishte një marrëveshje të përbashkët për menaxhimin e ujrave të liqenit të Ohrit.

Pas kësaj deklarate Faktoje komunikoi me Ministrinë e Bujqësisë në Shqipëri për ta pyetur mbi ecurinë e kësaj marrëveshje te deklaruar nga kreu i këtij institucioni. Ministria e Bujqësisë deklaroi se kjo çështje nuk është nën kompetencat e tyre. Përgjegjëse për të është Agjencia për Menaxhimin e Burimeve Ujore.

Përgjigje nga Ministria e Bujqësisë në Shqipëri
Përgjigje nga Ministria e Bujqësisë në Shqipëri

Edhe pse Ministria e Bujqësisë e ka deleguar këtë kërkesë në Agjencinë e  Menaxhimit të Burimeve Ujore Faktoje ende nuk ka një përgjigje nga ky institucion.  Në një kontroll në faqen zyrtare të këtij institucioni nuk gjetëm asnjë informacion në lidhje me menaxhimin e  përbashkët të liqenit.

Megjithatë kjo nuk është e vetmja deklaratë që vjen në lidhje me këtë çështje.

Në maj të vitit 2018 Dejan Panovski, koordinator kombëtar për basenin e Drinit deklaroi se: “Pritet që Maqedonia dhe Shqipëria së shpejti të arrijnë një  marrëveshje të re, me të cilën në të ardhmen do të rregullohet kuota e nivelit të Liqenit të Ohrit dhe derdhja e ujit përmes Drinit të Zi në Strugë”.

Faktoje u përpoq të komunikojë gjithashtu me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut për të mësuar se çfarë është bërë për këtë marrëveshje, por ende nuk kemi një përgjigje.

Porta e Drinit të Zi në liqenin e Ohrit e cila shërben për të rregulluar kuotat minimale dhe maksimale të nivelit të ujit është hapur në shumë raste më shumë sesa lejohet dhe kjo ka bërë që niveli i ujit të bjerë dhe të tërhiqet nga bregu në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.

Një vit më parë, në 2017 ekspertet mjedisor në Shqipëri ngritën alarmin pasi hapja e portave nga Maqedonia kishte sjellë një tërheqje të liqenit deri në 100 metra në pjesën Shqiptare duke sjellë dëme  të mëdha në florën dhe faunën e liqenit të dëmtohet rëndë. Profesor Arjan Merolli  tha se :” Liqeni i Ohrit I cili ka vlera të mëdha përsa i përket ekosistemit, dhe është pjesë e Uneskos  po përdoret prej vitesh  si  një basen për prodhimin e energjisë elektrike, dhe po rrezikohet  për shkak të menaxhimit të tij nga dy qeveritë”.

Faktoje, ishte në qytetin e Pogradecit, ku banorët e zonës informuan se portat e Drinit ishin të hapura, dhe niveli I liqenit kishte një rënie me të paktën 50 cm.

*dhjetor 2020 (pjesë nga bregu I liqenit të Ohrit nga pala shqiptare)
*dhjetor 2020 (pjesë nga bregu I liqenit të Ohrit nga pala shqiptare)
*dhjetor 2020 (ulja e nivelit të liqenit duket edhe nga krijimi I ishujve të vegjël si pasojë e tërheqjes së ujrave)
*dhjetor 2020 (ulja e nivelit të liqenit duket edhe nga krijimi I ishujve të vegjël si pasojë e tërheqjes së ujërave)

Po ashtu banorët na treguan se tërheqja dukej edhe në materialet e hekurit të cilat shërbenin si këmbë të moleve të vegël apo zgjatimeve të verandave të bareve dhe restoranteve mbi liqen.

E vetmja marrëveshje e nënshkruar së fundi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut   është ajo e menaxhimit të peshkimit në datën 3 dhjetor 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button