“Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë”, studentja Vildana më shumë vende për rekreacion (VIDEO)

Vildane Muslija ishte e nominuara e radhës në temën e hapur disa ditë më parë nga Portalb me titull “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë”, me qëllim që të rinjtë të jepnin sugjerimet e tyre për atë se çfarë i mungon më saktësisht qytetit të Tetovës. Edhe pse Vildana vjen nga qyteti i Kumanovës, ajo ka zgjedhur që studimet e saj t’i ndjek në Tetovë. Sipas saj në Tetovë ka shumë vende për rekreacion por, numri i tyre është i ulët me ç‘rast dhe të rinjtë nuk kanë ku të kalojnë më shumë kohën e tyre të lirë përveç se nëpër kafene.

Vildane Muslija në fillim të studimeve të saja ishte hasur me shumë vështirësi sa i përket rrethit shoqëror dhe ambientit, ndërsa ajo Tetovën e vlerësojë si një qytet që ka vende për rekreacion por, e keqja është se numri i tyre është i ulët dhe të rinjtë kohën e lirë e kalojnë nëpër kafene.

“Në momentin kur unë u transferova nga qyteti i Kumanovës në Tetovë si studente u hasa me shumë vështirësi si në rrethin shoqëror ashtu dhe me ambientin. Ajo e cila më pëlqen më së shumti në këtë rreth të ri është se në krahasim me qytetin e Kumanovës këtu ka vende për rekreacion, por numri i tyre është shumë i ulët. Ajo që nuk më pëlqen në këtë vend është se të rinjtë kohën e lirë e kalojnë nëpër kafeteri se sa nëpër parqe”- theksoi Vildane Muslija.

Vildana e dha sugjerimin e saj, e tani është radha e të rinjve të tjerë të sugjerojnë diçka për Tetovën, të shprehin të mirat dhe mangësitë e këtij qyteti dhe  që ndoshta do të bëjnë të mundur ndryshimet e duhura për këtë qytet.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button