Lojë e re sociale nga Maqedonia Monsters on Board tashmë mund të provohet nga audienca

Adhuruesit e lojërave sociale do të jenë në gjendje të provojnë njëri-tjetrin me lojën e re nga Maqedonia Monsters on Board të dizajnuar nga Aleksandar Mikiq, Ivo Neshkoviq dhe Samoil Petreski. Botuesi i lojës është Final Frontier Games, ndërsa në krijimin e produktit përfundimtar morën pjesë edhe Drake Villarreal, Mihajlo Dimitrievski – The Micho dhe Bojan Drango, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Historia e lojës është se ka një mungesë të pijes së preferuar të mostrave “Spook Juice”. Pija distilohet nga frika e njerëzve, kështu që një javë para festës më të madhe, lojtarët në rolin e 6 përbindëshave (Frankenstein, shtrigë, njeri-ujk, mumje, skelet dhe një oktapod simpatik) duhet të vizitojnë qytetin më të afërt dhe të fillojnë të trembin banorët.

Përndryshe, kompania e lojërave sociale nga Maqedonia Final Frontier Games këtë vjeshtë organizoi fushatë me sukses të jashtëzakonshëm në Kickstarter për lojën e tyre Monsters on Board, e cila mblodhi disa herë më shumë fonde sesa ishin paraparë për këtë lojë.

Final Frontier Games është një kompani e lojërave sociale e krijuar në Shkup në vitin 2014. Qëllimi i tyre është të inkurajojnë shoqërimin e miqve dhe familjeve përmes lojërave sociale. Kjo është loja e shtatë sociale që do të lëshohet nga Final Frontier Games përveç lojërave të tyre të mëparshme Cavern Tavern (2016), Rise to Nobility (2017), Robin Hood and the Merry Men (2018), Rise to Nobility: Beyond (2018), Coloma (2019) dhe A Fistful of Meeples (2019).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button