“Naser Eshtrefi ka ndjerë rrezik dhe frikë”: Angeli më kapi për fyti dhe me babain e tij filluan të më rrahin

“Takimi i Naserit me të Angel Petkovskin dhe babain e tij të cilët kanë qenë duke e pritur te ura e Sarajit ka shkaktojë frikë apo shqetësim te Naseri. Pasi është ndezur alarmi për rrezik, këtu shpejtë të vendosur të reagojë për ta mbrojtur veten”.

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot ka dëshmuar Aleksandar Nakovski, mjek i cili e ka kryer ekspertizën nga kontrolli i Naser Eshtrefit derisa ka qenë në paraburgim, gjegjësisht më 08.10.2014-të. Ai tha se mbetet në tërësi në deklaratën e tij të cilën e ka dhënë gjatë gjykimit të parë. U lexua edhe dëshmia e Naser Eshtrefit për ngjarjen në fjalë, ku thotë se Angeli me babain e tij e kanë rrahur, raporton Portalb.mk.

Deklarata e tij e sotme u përqendrua në shpjegimin e nocionit afekt, gjegjësisht nëse vrasja e maturantit për të cilin akuzohet Naser Eshtrefi është kryer në afekt ose jo.

“Nëse më sulmoni, shqetësimi do të rritet, pasi që do të ndjej rrezik – ky reagim quhet afekt. Reagimi i afektit nuk ndikon në vetëdije, përveç në raste katastrofike si për shembull, i lajmërojnë prindit se djali i tij e ka humbur jetën në komunikacion”, tha mjeku.

Ai foli gjithashtu nëse vrasja ka ndodhur në afekt patologjik, por mjeku mohoi diçka të tillë pasi që siç tha ai, do të duhej të kishte qenë me sëmundje psikike.

“Gjatë tërë ngjarjes ka pasur reagime normale emocionale, ashtu sikur çdo njeri normal. Nuk ka ekzistuar afekt patologjik. Veprimet me thikën tregojnë se nuk tregon se ka qenë nën ndikim të afektit patologjik. Për reagim të afektit patologjik, fillimisht duhet të ketë sëmundje psikiatrike, do ta tundte thikën, a viktimës do t’i jepte më shumë lëndime. Në situata të tilla çdokush reagon me stres, frikë, pra si ta kalojë atë situatë. Pra nuk flasim për reagim patologjik. Ka pasur afekt të fuqishëm, por tjera funksione psikike kanë funksionuar. Afektin nuk mund ta shohim të izoluar, edhe po të jetë në intensitet të fuqishëm. Afekti ka qenë në kornizë të reagimit normal”, tha Nakovski.

Ai foli edhe nëse Naseri ka qenë i stresuar derisa janë takuar te ura me Angel Petkovski dhe babain e tij.

“Takimi me të dëmtuarit te ura ka mundur të shkaktojë frikë te Naseri, të llojit të shqetësimit. Pasi është ndezur alarmi për rrezik dhe këtu shpejtë të reagojë, para se të sulmohet, apo pasi është sulmuar”, shtoi Nakovski.

Mjeku tha se reagim afektiv të frikës ka pasur edhe derisa e ka marrë biçikletën, pasi që ka dëgjuar se i ka thënë dikush “ndalo”.

Sipas tij, Naseri nuk e ka planifikuar ngjarjen paraprakisht, a e gjitha ka ndodhur duke mos i menduar pasojat.

“Në periudhë të adoleshencës së mesme, në të cilën është ndodhur i akuzuari, pra 19 vjeçar, njëherë bëhet vepra e pastaj mendohen pasojat”, tha Nakovski.

Mbrojtja e cilësoi deklarimin e mjekut si objektive.

“Sot eksperti që dëshmoi theksoi se pavarësisht se kush i pari ka sulmuar, ai ka ndjerë frikë se çfarë do të bëhet me atë, që do të thotë se dha sqarim objektiv të ekspertizës së tij”, tha për Portalb.mk, avokatja Ivanka Stojkovska.

Në Gjykatën Penale sot u lexua edhe dëshmia e Naser Eshtrefit për rastin në fjalë:

Nuk kam pasur thikë apo armë më vete, vetëm duhan, telefon dhe ca para. Derisa e mora biçikletën më bërtiti dikush “ndalo”, por nuk e kam parë se kush ishte. Pasi fillova të ikë, 10 metra larg shtëpisë e lash biçikletën. Fillova të vrapoj dhe dikur, kur e pash që nuk kishte njeri, fillova të ecë – pra të shkoj në shtëpinë time në Gërçec.

Kur u afrova afër urës e pash një person, që më vonë e kuptova se kishte qenë Angel Petkovski.

Kur arrita në afërsi të urës, ai (Angel Petkovski) më kapi për fyti dhe filloi të më pyes “kush je, çfarë je dhe prej nga je”.

Më goditi i pari me grusht, unë rrëshqita. Pastaj një person tjetër (babai i Angelit, Sasho Petkovski) më goditi me dru. Filluan të më rrahin, doja të ikë, por nuk mundja prej goditjeve.

Pasi arrita të ngritëm në këmbë, në tokë e pash një thikë dhe prej atij momenti nuk më kujtohet se çfarë ndodhi.

Nëse do ta dija se ata më presin që të më rrahin, do të ikja.

Pastaj ika dhe u fshehta te një shtëpi që të mos vinin prapë të më rrihnin dhe kështu iu dorëzova policisë. Policia derisa më ka arrestuar nuk ë goditur

Nuk kam pasur paramendim ta privoj nga liria.

Gjykatëse e lëndës është Diana GruevskaIlievska. Në seancën e parë, përfaqësuesi i akuzës, Darko Jakimovski dhe avokati mbrojtës, i thanë fjalët hyrëse, të cilat, i përsëritën sikur në gjykimin e parë – organi i përndjekjes vazhdon ta akuzojë sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Shkrimet e Portalb.mk në mënyrë kronologjike, për rastin në fjalë:

  1. 15.12.2020, seanca gjyqësore 3: Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta dimë se kush ka sulmuar i pari
  2. 09.12.2020, seanca e gjyqësore 2: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
  3. 04.12.2020, seanca gjyqësore 1: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  4. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  5. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  6. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  7. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  8. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  9. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  10. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  11. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  12. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  13. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  14. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  15. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  16. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  17. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  18. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  19. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  20. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button