Guterres: Pandemia ekspozoi brishtësitë, pabarazitë dhe padrejtësitë në shoqëri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota po dëshmon një “tërheqje nga vlerat e iluminizmit dhe një rritje të gjuhës së urrejtjes, antisemitizmit, fanatizmit anti-musliman dhe formave të tjera të diskriminimit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u adresuar në parlamentin gjemran Bundestag, Guterres tha se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ekspozoi brishtësitë, pabarazitë dhe padrejtësitë në shoqëri.

Guterres tha se sfidat globale kërkojnë zgjidhje globale, por bota “përballet me një mungesë të bashkëpunimit ndërkombëtar”.

“Është e qartë se mënyra për të fituar të ardhmen është përmes një sinqeriteti ndaj botës. Megjithatë, më shumë vende, ne shohim një mbyllje mendjesh dhe tërheqje nga vlerat e iluminizmit. Një rrymë e rrezikshme në strehën e rreme të irracionalitetit. Dhe rritja e gjuhës së urrejtjes, antisemitizmit, fanatizmit anti-musliman dhe formave të tjera të diskriminimit. Historia na mëson se politika e drejtuar nga zemërimi dhe shtrembërimi është gjithmonë një recetë për katastrofë”, deklaroi Guterres.

Ai po ashtu përshëndeti zbuluesit e vaksinave kundër pandemisë COVID-19, çiftin gjermano-turk, Uğur Şahin dhe Özlem Türeci, si dhe tha se vaksinat duhet të trajtohen si një e mirë publike.

“Sfida jonë tani është të sigurojmë që vaksinat të trajtohen si një e mirë publike globale. Ato duhet të jenë të arritshme dhe të përballueshme për të gjithë, kudo”, u shpreh Guterres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button