fbpx

Antikorrupsioni: Akuzat e ish presidentit Ivanov janë të pabaza

Pas letrës së ish presidentit, Gjorgje Ivanov, ka reaguar Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, duke thënë se pretendimet e tij se kryetarja e komisionit, Biljana Ivanovska e keqpërdor funksionin, janë të pabaza, transmeton Portalb.mk. 

“Me rastin e akuzave të thëna publikisht dhe pretendimet paushallë nga ana e ish presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov, drejt kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska, Komisioni Shtetëror të njëjtat i hedh poshtë me indinjatë dhe tërësisht”, thuhet në reagim.

Prej aty kanë shtuar se ky komisioni është organ kolektiv dhe të gjitha vendimet i sjell në seancë publike me shumicë votash, kështu që është i pabazë dyshimi për keqpërdorim të funksionit të saj.

Sa i përket kërkesës së Ivanovit për dërgimin e informacionit për statusin e lëndëve të hapura nga ana e Antikorrupsionit për të, nga komisioni kanë thënë se do të përgjigjen me shkrim.

Ish presidenti, Gjorgje Ivanov sot i dërgoi kërkesë me shkrim kryetares së Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska për dërgimin e informacioneve për gjendjen, statusin e lëndëve të hapura të Antikorrupsionit për Ivanovin. Në letrën drejtuar Antikorrupsionit, Ivanov ka akuzuar numrin një të këtij komisioni, Ivanovskën se, për armiqësi personale, filloi fushatë mediatike kundër ish presidentit.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në vitin 2019 solli vendim për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër presidentit Gjorge Ivanov për dekretet e miratuara për avancimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës zgjedhore, që, sipas Antikorrupsionit paraqet mos respektim të ndalesës të konfirmuar në Kodin zgjedhor dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshje të interesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button