Ish presidenti Ivanov letër Antikorrupsionit: Do t’i kontrollojmë të gjitha dokumentet në lidhje me mua që po i fshehni

Ish presidenti, Gjorgje Ivanov sot i ka dërguar kërkesë me shkrim kryetares së Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska për dërgimin e informacioneve për gjendjen, statusin e lëndëve të hapura të Antikorrupsionit për Ivanovin, lëndë për nënshkrimin e dekreteve për ngritjen e gjeneralëve gjatë kohës së procesit zgjedhor dhe lëndë për rritjen e statusit të pronësisë, ka kumtuar kabineti i tij, transmeton Portalb.mk.

Për këto lëndë, siç theksojnë nga kabineti i ish presidentit, edhe përkrah asaj që kanë kaluar 20 muaj, nuk është ndërmarrë asgjë në pajtueshmëri me afatet e vërtetuara.

“Nisur nga armiqësia juaj personale ndaj meje të shprehur publikisht, në vend që ta shihni gjendjen reale të theksuar në afatin ligjor, listën anketuese të dorëzuar dhe të gjitha ndryshimet e paraqitura në mandatin tim të plotë dhjetë vjeçar, si dhe listën anketuese pas përfundimit të mandatit tim, ju vendosët të filloni personalisht fushatë mediatike kundër meje dhe familjes sime për arsye të njohura vetëm prej jush”, ka shkruar Ivanov në letrën drejtuar kryetares së Antikorrupsionit.

Ivanov në këtë letër ka shkruar se avokati i tij do të kërkojë që të shqyrtojë të gjitha dokumentet për gjendjen e tij të pronësisë, dokumente të cilat, siç thotë Ivanov, “i fshihni me mjeshtri”.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në vitin 2019 solli vendim për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër presidentit Gjorge Ivanov për dekretet e miratuara për avancimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës zgjedhore, që, sipas Antikorrupsionit paraqet mos respektim të ndalesës të konfirmuar në Kodin zgjedhor dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshje të interesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button