fbpx

RMV, reforma sipas mënyrës sonë: Nga zhurma nuk dëgjohen argumentet

“Asgjë nuk është ndërprerë, po flitet për koncept”, përsërisin çdo ditë nga Ministria e Arsimit, por e padobishme. Zhurma është aq e zëshme, që më së paku prej të gjitha, mund të dëgjohen argumentet. Paralajmërime se MASH mendon për reforma në arsimin fillor, kanë përfunduar në opinion me refren dominues se “do të hiqet historia si lëndë e posaçme” dhe ajo u vendos në kontekstin aktual, të kërkesave bullgare për ndryshime në tekstet shkollore maqedonase të historisë. Tani është e vështirë që diskutimi të kthehet në nivel, në të cilin do të dëgjohen dhe shkëmbehen argumente, ndërsa konkludime të pozitizuara, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë moment, para diskutimit publik flitet dhe prezantohet koncept. Gjatë përpunimit të programeve mësimore, do të përfshihen profesor universitar dhe mësimdhënës nga fusha adekuate”, thanë nga MASH.

Temperaturën e kanë ngritur paralajmërimet se mendohet që biologjia, kimia, fizika dhe gjeografia fizike të bashkohen në një lëndë – shkenca natyrore, ndërsa histori, arsimi qytetar dhe një pjesë e gjeografisë në – shkenca shoqërore, duke pasur parasysh planet mësimore, të cilat sipas MASH, funksionojnë në mënyrë të suksesshme në pothuajse të gjitha vendet në Evropë, Amerikë, Australi, përkatësisht në planin mësimor të programit ndërkombëtar IB. MASH pret që programet e këtilla të nxënësit të japin pasqyrë të plotë për temë apo ngjarje të caktuar, që arrihet me qasje ndërdisiplinare dhe të integruar, përkatësisht me ndërlidhjen e informacioneve nga më shumë lëndë. Vërejtja është se modeli i deritanishëm i mësimit i mëson nxënësit vetëm në fakt dhe nuk u mundëson t’i ndërlidhin informacionet dhe njohurit e disiplinave të ndryshme që i mësojnë në arsimin fillor.

Ish ministri i Arsimit, Petar Atanasov, i cili vitin e kaluar u tërhoq nga funksioni, vlerëson se është bërë përpjekje që të zhvendosen gjërat dhe të bëhet një hap para në krijimin e programeve mësimore më bashkëkohore.

“Mund të shihen të përfshira disa prej elementeve për të cilat me vite flasim se janë të nevojshme dhe se janë pika të dobëta në sistemin tonë arsimor. Gjërat nga ana e krijuesve të arsimit përfundimisht shihen në një funksion zhvillimor dhe më fleksibile në krahasim me model paraprak të vjetruar. Më pëlqen integrimi në lëndët dhe përmbajtjet, posaçërisht në fushat përkatëse shkencore, si shkencat natyrore. Është mirë që ulja e numrit të lëndëve nga 13-14 në 10, konkretisht në vitet më të larta në arsimin fillor. Është mirë që theksohet zhvillimi personal dhe social i nxënësve. Qëndrimi i vazhduar në shkollë duhet të shfrytëzohet që fëmijët aty të mësojnë së bashku me nxënësit. Është për t’u përshëndetur që do të fillojë në mënyrë më inkurajuese edhe digjitalizimi si proces”, vlerëson Atanasov.

Por, edhe ai ka vërejtje që lënda e historisë do të integrohet në “shkenca shoqërore”.

“Me siguri është gabim apo e përshpejtuar integrimi i historisë në kuadër të një lënde tjetër, veçanërisht në këtë fazë të zhvillimit të shtetit dhe luftës për identitet. Historia është disiplinë humanitare, por nuk është shkencë shoqërore. Akoma më e komplikuar është çështja për elemente ideologjike të shkencave tona shoqërore. Vlera të caktuara demokratike munden eventualisht të miratohen përmes lëndës së gjuhës amtare, por në ndonjë fazë të ardhshme të reformës. Fëmijët duhet të jenë kompetent dhe të gjinden para së gjithash, në fushat apo lëndët përkatëse shkencore, të shprehura dhe të ndërtuara qartë”, tha Atanasov.

Sipas më shumë hulumtimeve dhe rezultateve të studimeve ndërkombëtare, deri më tani arritjet e njohurive të nxënësve nga vendi janë në mesin e më të dobëtave në listën e nxënësve të ato studime.

“Nëse shihet propozimi nga pikëpamja e konceptit, nuk shoh zgjidhje për kontrollin e cilësisë në kuadër të shkollës. Nuk sqarohet se si Byroja për Zhvillim të Arsimit do ta “kontrollojë” apo mbulojë reformën apo ajo përsëri do t’i lihet Inspektoratit Shtetëror adekuat. Nuk ka zgjidhje për ndryshime brenda institucioneve për shkak të qëndrueshmërisë së reformave. Nuk pash zgjidhje për atë se si do të “krijohet” mësimdhënësi i ri”, tha Atanasov.

Megjithatë, ai potencoi se është e rëndësishme që sistemi të ndryshojë dhe të lëviz, sepse nevojiten shumë ndryshime për një ditë që të arrihet nivel më i lartë i arsimit.

“Është bërë hapi i parë, por nevojiten shumë ndryshime që një ditë të arrihet nivel më i lartë i arsimit”, tha ish zëvendës ministri i Arsimit, Petar Atanasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button