fbpx

RMV, prej sot kafenetë dhe restorantet do të punojnë deri në orën 18:00, festimet, tubimet dhe grupimet të ndaluara

Sot fillon zbatimi i masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të miratuara nga Qeveria me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Objektet hotelerike sot do të punojnë deri në orën 18:00 në vend se deri në orën 21:00 siç ishte deri tani, shkruan Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në koferencën e përbashkët për media me kryeminsitrin, Zoran Zaev, ditën kur njoftuan sjelljen e masave, tha se duke pasur parasysh numrin e të infektuarve gjendja me Covid – 19, edhe pse momentalisht është stabile, vazhdon edhe më tej të jetë shumë kritike,

Në këtë drejtim, komisioni në mbledhjen e 14 dhjetorit propozoi masa të reja ndërsa Qeveria i miratoi më 15 dhjetor në seancë dhe ato janë:

  • Shkurtimi i orarit të punës të objekteve të hotelerisë deri në orën 18:00
  • Ndalesë për organizimin e eventeve të Vitit të Ri nëpër sheshe nga ana e komunave
  • Ndalesë për organizmin e festimeve gjatë ose para Vitit të Ri nga ana e organizata të punës
  • Bashkësitë fetare të mos thirrin grupime dhe tubime masive gjatë festave vijuese fetare
  • Mbetet rekomandimi të mos ketë tubime nëpër shtëpi
  • Thirrja dhe rekomandimi të mos ketë tubime nëpër villa

Ndërkohë, kryeministri, Zoran Zaev bëri thirrje që këtë vit të festohet me përgjegjësi, pasi siç theksoi ai “kjo është koha që duhet të shënojmë dhe jo të festojmë”.

“Çdonjërit prej nesh i bëjmë thirrje që të jetë i përgjegjshëm që të mos shkaktojmë valë të re të epidemisë. Pikërisht tani, kur jemi në prag të vaksinimit masiv, pas së cilës gjithë bota presim që t’i kthehemi kushteve normale për jetë, punë dhe zhvillim. Bëj thirrje që të jemi mbi interesin aktual personal. E di se masat që i kemi miratuar nuk janë populiste, por zgjedhja jonë dhe e juaja është vendosur mes interesit individual dhe atij afatshkurtër gjatë kohës së festave të vitit të ri dhe të Krishtlindjeve dhe daljes përfundimtare nga kërcënimi dhe pasojat e Covid – 19, pa pasoja shtesë për shëndetin dhe jetën. Këtë herë duhet të zgjedhim mes kënaqësisë dhe përfitimit nga njëra anë dhe përgjegjësisë dhe shëndetit nga ana tjetër”, deklaroi Zaev.

Komisioni për Sëmundje Infektive më 14 dhjetor i propozojë Qeverisë që në periudhën nga 18 dhjetor deri më 21 janar, kafenetë dhe restorantet të punojnë deri në orën 18:00 në vend se deri më 21:00 siç është aktualisht, me qëllim që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve nga Covid – 19 në periudhën e ardhshme të festave. Komisioni po ashtu, rekomandon ndalesë të grupimit nëpër sheshe për pritje dhe festim të Vitit të Ri si dhe çfarë do lloj tubimi në periudhën e festave. Mbetet në fuqi ndalesa e tubimeve në vende publike dhe u bëhet thirrje njësive të vetëqeverisjes lokale të përforcojnë mbikëqyrjen për respektim dhe zbatim të kësaj mase. U bëhet thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia pas orës 18:00, nëse nuk kanë nevoja, që të parandalohet rreziku për formimin e grupeve të qytetarëve.

Ndërkohë për shkak të mosrespektimit të protokolleve Kovid-19 mbrëmë Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur katër objekte, informoi në një konferencë për shtyp kreu i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski.

Ministria e Brendshme për të njëjtët paralajmëroi kallëzime penale.

Paunovski porositi se inspektimet do të intensifikohen në perudhën e ardhëshm gjatë festave të fundvitit dhe bëri thirrje për përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button