RMV, policia mbylli dy lokale dhe arrestoi pronarët e tyre

Policia në Maqedoninë e Veriut arrestoi një 38 vjeçar dhe 27 vjeçar pasi në lokalet e tyre është punuar duke mos respektuar masat kufizuese të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Pronari 38 vjeçar D.S. është pronar i lokalit në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, lokal në të cilin kishte pasur mysafir edhe pas kohës së lejuar, si një kufizim kundër shpërndarjes së virusit korona. Ministria e punëve të brendshme raportoi se lokali i tij tashmë është i mbyllur.

Për arsye të njëjta, policia ka arrestuar edhe pronarin 27 vjeçarin B.S. të lokalit që gjendet në fshatin Debresh në Gostivar, pasi lokali i tij ka punuar edhe në kohën e ndaluar.

MPB-ja ka njoftuar se ndaj të dy  qytetarëve do të dorëzojë padi penale në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal, për shkak veprimeve të papërgjegjshme në kohë të pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button