RMV, Gjykata kushtetuese për herë të dytë e shfuqizoi moratoriumin për ndërtim në Komunën Qendër

Gjykata Kushtetuese për herë të dytë miratoi masë të përkohshme për shfuqizim të moratoriumit për ndërtim në Komunën Qendër. Ky vendim do të jetë në fuqi derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse moratoriumi është sjellë në pajtim me Kushtetutën, pasi sot, gjykatësit e pranuan nismën për shfuqizim të kushtetutshmërisë, të parashtruar nga dy qytetarë nga Ohri. Me atë, tani më nuk vlen ndalesa për ndërtim dhe vlejnë planet e vjetra dhe investitorët mund të kërkojnë leje për ndërtim, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Është inicuar procedurë për shkak se ekzistojnë dyshime që ndalesa për ndërtim është miratuar në kundërshtim me Kushtetutën”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Kryetari i komunës Qendër Sasha Bogdanoviq, i cili ka marrë pjesë në mbledhjen, tha që vendimi i këtillë është ndërhyrje në ingerencat e komunës me çka e legalizon mos harmonizimin e vërtetuar me akt më të lartë, ndërsa ky është Plani i Përgjithshëm Urbanistik (PPU).

“Vlerësojmë që planet e detajuara urbanistike duhet të jenë të harmonizuara me Planin e Përgjithshëm Urbanistik si plan me rang më të lartë. Vendimin që e ka sjellë Komuna Qendër më 27.03.2019 nuk është në kundërshtim me dispozitat e vlefshme për ta mbrojtur interesin publik që është primar për të gjithë banorët, ndërsa është i garantuar me Kushtetutën. Planifikimi hapësinor dhe urbanistik është proces afatgjatë dhe planor që përfshin një sërë veprimesh që plotësohen ndërmjet vete dhe bien ndesh në kuptim të shkëmbimit të ideve dhe realizimeve të planeve. Kjo ka për qëllim të sigurohet të mbrohet krejt ajo që paraqet zhvillim human dhe normal njerëzor në hapësirë të caktuar, duke e respektuar interesin publik si interes primar.

Së këtejmi, duhet të respektohet hierarkia e dokumenteve të planit gjatë miratimit të planeve urbanistike, për shkak se ajo është thelbësore gjatë arsyeshmërisë në procedurën e miratimit të akteve më të ulëta që burojnë nga ato më të lartat”, thotë Bogdanoviq.

Vitin e kaluar, Iniciativa për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e moratoriumit në Gjykatën Kushtetuese është parashtruar nga Oda ndërtimore dhe Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore. Pastaj, më 20 mars, Gjykata Kushtetuese përkohësisht e shfuqizoi moratoriumin derisa nuk sjellë vendim për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e të njëjtit.

Pas vendimit të këtillë të Gjykatës Kushtetuese, komuna Qendër ka sjellë vendim të ri për moratorium me të cilin Planet detajore urbanistike që janë në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm urbanistik të Qytetit të Shkupit, nuk do të vlejnë. Të gjitha planet që revidohen janë në kundërshtim me PPU, ndaj me atë në komunë nuk lëshohen leje për ndërtim derisa nuk harmonizohen me Planin e Përgjithshëm, përkatësisht derisa nuk miratohen plane të reja.

Këshilli i komunës Qendër, me propozim të kryetarit të komunës Sasha Bogdanoviq, më 27 dhjetor 2017 miratoi moratorium për ndërtim me të cilin është ndërprerë realizimi i 31 planeve të detajuara. Deri tani janë miratuar vetëm pesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button