Nesër hapet sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, këto janë çmimet për këtë sezon

Edhe pse në kushte jo ashtu siç do ti dëshironin qytetarët, nesër hapet sezoni turistik në Kodrën e Diellit, me ç’rast të gjitha ski liftet do të jenë pa pagesë. Nga kjo qendër turistike njoftojnë se do të funksionojnë bazuar protokollet qeveritare kundër përhapjes së Kovid-19, shkruan Portalb.mk.

ueb faqen e kësaj qendre turistike, njoftojnë se janë krijuar kushtet për skijim dhe kështu qytetarët nga nesër do të mund të shfrytëzojnë të gjitha ski liftet, ditën e parë të njëjtat do të jenë pa pagesë, ashtu siç edhe është traditë tashmë.

“Ju informojmë që sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit fillon më 17.12.2020 (E enjte), dhe tradicionalisht, për të gjithë vizitorët, skijimi në ditën e parë do të jetë pa pagesë. Janë mundësuar kushtet për fillim zyrtar të sezonit tëri të skijimit në qendrën tonë më të madhe për skijim ”Kodra e Diellit”. I ftojmë të gjithë dashamirët e skijimit dhe borës, nesër (E enjte) me fillim në ora 9 së bashku të hapim sezonin me skijimin tradicional pa pagesë në ditën e parë të skijimit” njoftojnë nga Kodra e Diellit.

Ata njoftojnë se kanë ndërmarrë të gjitha hapat në mënyrë që kjo qendër turistike të funksionoje në rregull, edhe atë është kryer shenjim i shtigjeve ekzistuese, terrenet e skijimit janë përgatitur me ndihmë të makinave për përgatitje të shtigjeve të skijimit.

Ndërkaq nesër, në fusnkion do të vendosen teleferikët “Shën Ilija”, “Ceripashina” si dhe ski liftet “Aerodrom” dhe “Ge”.

Çmimet për këtë sezon turistik në Kodrën e Diellit

  • Bileta ditore, e cila vlen nga 9:00 deri në 15:30 – 1000 denarë.
  • Bileta gjysmëditore, e cila vlen prej 12 deri në ora 15:30 – 700 denarë.
  • Bileta për skijim nate, e cila vlen prej ora 19:00 deri në 22:00 – 500 denarë.

Ndërkaq, për të gjitha biletat paguhet kaucion i kthyeshëm në vlerë prej 150 denarë, këtë vit është risi mundësia për turne turistike me makinën për pastrim të borës, me çmim prej 6500 denarë për orë.

“Gjithashtu ju informojmë se këtë sezonë skijimi, qendra për skijim do të punojë në pajtim me Protokollet e miratuara për punë të qendrave për skijim në vend nga ana Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye të prevenimit dhe mbrojtjes nga pandemia aktuale Kovid-19” njoftojnë nga Kodra e Diellit.

“Kodra e Diellit” – E harruar nga komptentët, e adhuruar nga qytetarët (Video)

Përkundër vështirësive të ndryshme dhe mungesës së kushteve, askush nuk i ndal qytetarët që të vizitojnë Kodrën e Diellit, sidomos gjatë vikendit ku kolonat për të arritur në pjesën kryesore të kësaj qendre turistike, arrijnë deri në 4 kilometra.

Kjo për shkak të mungesës së parkingjeve, gazetari i Portalb.mk dëshmoi një kaos total gjatë vikendit të fundit në këtë qendër turistike, qytetarë të cilëve tendenca për relaksim ju ishte kthyer në ecje të gjata dhe stresuese, mbeturina si dhe mosfunksionim të ski lifteve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button