UNICEF: Nëse mësuesit janë prioritet gjatë vaksinimit, mësimin do të mund të zhvillojnë me prani fizike 

UNICEF-i konsideron se mësuesve duhet t’u jepet përparësi për vaksinën Kovid-19 pas vaksinimit të punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë më të ekspozuar ndaj virusit dhe popullatës me rrezik të lartë. Kjo do ta bëjë më të lehtë për mësuesit që të mbrojnë veten nga virusi, t’u mundësojë atyre të japin mësim drejtpërdrejt dhe në fund të fundit shkollat do të mbeten të hapura, tha drejtorja ekzekutive e UNICEF-it Henrietta For, njofton Portalb.mk.

“Megjithëse në fund vendosin autoritetet për shpërndarjen e vaksinave, pasojat e periudhave të zgjatura të mësimdhënies së humbur ose të ndërprerë janë të rënda, veçanërisht për komunitetet më të margjinalizuara. Sa më shumë që fëmijët të jenë jashtë shkollës, aq më pak ka gjasa të kthehen, duke e bërë më të vështirë për prindërit e tyre që të kthehen në punë “, tha For, duke shtuar se vendimet e vështira nënkuptojnë koncesione të mëdha, por gjithashtu se duhet të ndërmerret gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të ardhmen e brezit të ardhshëm.

For kujton se mbyllja e të gjitha shkollave prishi procesin e të mësuarit të pothuajse 90 përqind të nxënësve në të gjithë botën. Megjithëse ky numër nga prilli e këtej ka rënë, akoma besohet e mbyllja e shkollave mund të ngadalësojnë përhapjen e sëmundjes, edhe përskaj të provave në rritje që shkollat ​​nuk janë shkaku kryesor i transmetimit në komunitet. Si rezultat i kësaj,  siç numri i rasteve rritet në mënyrë drastike në shumë vende të botës, shkollat ​​në bashkësitë mbyllen përsëri. Që nga 1 dhjetori, shkollat ​​janë të mbyllura për pothuajse një të pestin nxënës në të gjithë botën – ose për 320 milion fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button