Ambasadat e SHBA-së organizuan hakaton për zgjidhje IT për rimëkëmbjen ekonomike pas Kovid-19

Nga 3 deri në 6 dhjetor, ambasadat e SHBA-së në Estoni, Letoni, Danimarkë dhe Lituani bashkëpunuan në hakatonin e 48-të online për të ardhmen, të implementuar nga partnerët privatë Garage48 dhe Startup Wise Guys. Hakatoni u mundëson pjesëmarrësve të dizajnojnë aplikacion për telefon celular ose zgjidhje tjetër teknike për të zgjidhur kompleksitetin e rimëkëmbjes ekonomike pas Kovid-19, njofton Portalb.mk.

Më shumë se 600 njerëz nga 70 vende dhe 27 shtete në Shtetet e Bashkuara, kaluan tre ditë duke koduar dhe bashkëpunuar për të zhvilluar idetë e tyre.

“Në vitin 2020, koronavirusi që pushtoi botën la një shenjë të fortë në ekonomi, duke ndryshuar shumë fusha përgjithmonë. Për t’u përshtatur me realitetin e ri dhe të paraqitemi më të fortë, ne duhet të shikojmë në të ardhmen për zgjidhje të qëndrueshme që do të forcojnë ekonominë tonë në një periudhë afatgjatë”, tha Marie Hanikat, shefja ekzekutive e Garage48.

Zëvendës sekretari i shtetit i ShBA-së për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin Keith K. Krach tha: “Inovacionet janë gur themeli i ekonomive të lira në të gjithë botën. Kështu do ta kapërcejmë këtë pandemi dhe do të dalim më të fortë në anën tjetër”.

Disa që u paraqitën në garë ishin fillestarë, ndërsa të tjerët ishin inovatorë të avancuar me përvojë të konsiderueshme, thanë organizatorët. Tridhjetë e shtatë skuadra të niveleve të ndryshme garuan në raundin e fundit për vendin e parë.

Më shumë se dhjetra organizatorë dhe ndërmarrje kontribuan në mbështetjen e mentorimit dhe komunikimit gjatë hackathon-it, duke përfshirë odat amerikane të tregtisë në Estoni dhe Letoni, Universitetin e Lynchburg, Microsoft dhe Google për fillestarët. Organizatorët e ngjarjes caktuan mentorë ekspertë që mbulonin 21 zona kohore në të njëjtën kohë, duke ndihmuar konkurrentët në të gjithë botën të kodifikojnë idetë e tyre.

Sfida ishte që ekipet të krijonin zgjidhje që do të përparonin të ardhmen e: rrjeteve të besueshme dhe burimeve të informacionit, arsimit, punës, shëndetit, udhëtimit, turizmit dhe hotelerisë, argëtimit dhe sportit, si dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Fituesi ishte një aplikacion celular i quajtur Gambit. Aplikacioni u krijua nga një ekip i quajtur Recovery Companion nga Estonia dhe Australia,njoftuan organizatorët.

Aplikacioni monitoron energjinë, gjumin dhe nivelet e aktivitetit të përdoruesit dhe konsumin e ushqimit për të identifikuar intolerancën e mundshme të ushqimit. Bazuar në ato statistika dhe modele, aplikacioni më pas bën rekomandime për ushqim.

Mes finalistëve të tjerë është edhe një aplikacion që i lejon përdoruesit t’ju japë përparësi qëllimeve për qëndrueshmërinë gjatë blerjes së rrobave dhe një aplikacion që lejon përdoruesit të huazojnë para nga të tjerët në një komunitet të besuar.

“Çdo vit në këtë kohe, Departamenti i Shtetit i SHBA-së demonstron rëndësinë e inovacionit për ekonominë tonë gjatë muajit kombëtar të sipërmarrjes. Pandemia shton urgjencë për atë mesazh, sepse inovacioni do të jetë një faktor kryesor i rimëkëmbjes ekonomike globale pas krizës”, tha Brian Roraf, punëtor i besuar në Ambasadën e SHBA-së në Talin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button