Përveç në mushkëritë, ja se si ndikon Covid-19 në organet e tjera

Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit (CDC ) po punon në mënyrë aktive për të mësuar më shumë rreth të gjithë spektrit të efekteve shëndetësore afatgjata dhe afatshkurta që lidhen me COVID- 19 . Ndërsa shpaloset pandemia, ne po mësojmë se shumë organe përveç mushkërive preken nga COVID-19 dhe ka shumë mënyra se si infeksioni mund të ndikojë në shëndetin e dikujt, shkruan gazeta Shëndeti.al.

Shumica e individëve të infektuar me COVID-19 po shërohen dhe po i rikthehen jetës normale, por ka dhe disa individë, të cilët kanë simptoma që zgjasin me javë apo muaj pas shërimit nga sëmundja akute. Dhe njerëzit që nuk janë shtruar në spitale dhe që kanë kaluar sëmundjen lehtësisht mund të përjetojnë simptoma të vazhdueshme ose të vona. CDC vazhdon të punojë për të identifikuar se sa të zakonshme janë këto simptoma, kush ka më shumë të ngjarë t’i shfaqë ato dhe nëse këto simptoma zgjidhen përfundimisht.

Simptomat afatgjata të raportuara më shpesh përfshijnë:

  • Lodhje
  • Kollitje
  • Dhimbje të kyçeve
  • Dhimbje të kraharorit

Simptoma të tjera afatgjata përfshijnë:

  • Vështirësi për të menduar dhe për t’u përqëndruar (referuar si “ mjegulla e trurit”)
  • Depresioni
  • Dhimbje muskulare
  • Dhimbje koke
  • Rrahje të shpejta zemre

Komplikimet më serioze afatgjata duket se janë më pak të zakonshme, por janë të raportuara. Janë vërejtur se ndikojnë në organe të ndryshme në trup. Këtu përfshihen komplikacione:

  • Kardiovaskulare : inflamacioni i muskujve të zemres
  • Të frymëmarrjes : anomalitë e funksionit të mushkërive
  • Renale : dëmtim akut i veshkave
  • Dermatologjike : skuqje, rënie e flokëve
  • Neurologjike: probleme të nuhatjes dhe të shijes, çështje gjumi, vështirësi në përqendrim, probleme me kujtesën.
  • Psikiatrike : depresioni, ankthi, ndryshimet e humorit

Rëndësia afatgjatë e këtyre efekteve nuk dihet ende. CDC do të vazhdojë hetimin aktiv dhe do të sigurojë të dhëna të reja, të cilat mund të informojnë mbi kujdesin klinik të sëmundjes, si dhe përgjigjet e shëndetit publik ndaj COVID-19.

Parandalimi i COVID-19

Mënyra më e mirë për të parandaluar efektet shëndetësore afatgjata është të parandalojmë infektimin me COVID-19 .

Strategjia më e mirë për të parandaluar infektimin me COVID-19 tek të rinjtë dhe të rriturit është vendosja e maskave në ambiente publike, mbajtja e distances prej 6 hapash nga individët e tjerë, larja e duarve rregullisht dhe shmangia e ambienteve të mbyllura .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button