RMV, Qeveria nuk do të bëjë marrëveshje me qytetarët që e kanë paditur shtetin në Strasburg në lidhje me përgjimet

Duke vlerësuar se qytetari duhet të dijë të vërtetën në lidhje me përgjimet, Bojan Mariçiq, ministri i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se nuk do të bisedojnë për arritje të marrëveshjes me qytetarët që e kanë paditur shtetin në Gjykatën e Strasburgut, përkundër asaj se afati është deri më 18 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e shqyrtoi dhe mirato informacionin për mundësin për të arritur marrëveshje për zgjidhjen e nëntë lëndëve kundër shtetit tonë, që lidhen me procedurat penale gjatë përgjimit të paligjshëm”, deklaroi Mariçiq.

Ai theksoi se Qeveria ka angazhuar agjentin qeveritar që deri në afatin e caktuar të njoftojë Gjykatën e Strasburgut që nuk do të shfrytëzojë mundësinë për marrëveshje me personat që e kanë paditur shtetin.

“Më 25 shtator të këtij viti, Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg ka dorëzuar te Qeveria e RMV-së dy grupe me gjithsej nëntë aplikime të dorëzuara kundër shtetit”, përkujtoi ministri.

Ministri vlerësoi se qytetari duhet të dijë të vërtetën, duke sqaruar gjithashtu se personat që e kanë paditur shtetin bazohen në amnistin e ish-presidentit Gjorge Ivanov në vitin 2016.

Ndryshe, sivjet anulimi i amnistisë së propozuara nga ish-presidentit Gjorge Ivanov në lidhje me rastet e PSP-së, u vlerësua si kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Ivanovi kishte dhënë amnisti kolektive për 56 persona, pa bazë ligjore për amnisti, në mesin e tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Kushtetuesja me 5 vota, kundrejt 3 votave, kishte votuar për anulimin e tyre.

Ivanovi kishte dhënë amnisti kolektive për 56 persona, pa bazë ligjore për amnisti, në mesin e tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Kushtetuesja me 5 vota, kundrejt 3 votave, kishte votuar për anulimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button