Greqia ka konfirmuar se do të ndajë një pjesë nga dërgesa e parë e vaksinave Kovid për RMV-në

Ministria e Shëndetësisë po negocion përmes tre mekanizmave për të siguruar 800,000 vaksina kundër Kovid 19 dhe tashmë të premten Greqia konfirmoi se një pjesë e dërgesës së parë të vaksinave që do të mbërrijë në Athinë do t’i jepet vendit tonë, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë një interviste në TV Sitel, transmeton Portalb.mk.

“Të Premten morëm konfirmim nga Greqia, unë pata një bisedë me ministrin grek të Shëndetësisë, i cili pas bisedës me Kryeministrin Mitsotakis konfirmoi se nga sasia e tyre e parë, e cila do të arrijë në Athinë për popullsinë e tyre, do të ndahet për ne. Praktikisht i përdorim të gjitha instrumentet, përfshirë mekanizmin Kovaks, i cili ishte i pari në dispozicion për ne dhe natyrisht përmes këtyre marrëveshjeve të drejtpërdrejta të vendeve të tjera anëtare të BE-së për të siguruar një sasi të caktuar të vaksinave për ne”, deklaroi Filipçe.

Javën e kaluar është paguar paradhënie për vaksinën kundër Kovid 19, me çka është siguruar garanci bankare se do të paguhet shuma e plotë për blerjen e 833,000 vaksinave, për rreth 400,000 qytetarë. Përveç përmes mekanizmit Kovaks, është vendosur kontakti i drejtpërdrejtë me Pfizer dhe AstraZeneka. Mekanizmi i tretë është përmes Bashkimit Evropian, i cili ka porositur 200 milion vaksina për vendet anëtare dhe 100 milion doza shtesë për vendet evropiane jashtë unionit.

Vendi ynë aplikon për 800,000 doza, nga këto 100 milion doza. Vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndryshe marrja ose jo e vaksinës kundër Kovid-19 do të jetë në dorë të qytetarëve të vendosin, gjegjësisht, vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Ndërsa të parët që do të vaksinohen do të jenë punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronik dhe personat më të moshuar se 65-vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button