Diskutim nga ‘Istinomer’: Lufta për të vërtetën është e vështirë, por nuk duhet dorëzuar

Pandemia e Kovid-19, përveç që solli probleme të reja të mëdha për njerëzimin, ka sjellë një sfidë të re të madhe për verifikuesit e fakteve – më shumë dezinformata në lidhje me koronavirusin e ri dhe sëmundjen që shkakton Kovid-19. Nevoja e qytetarëve, veçanërisht në disa vende ballkanike, për të marrë informacionin e duhur, u neglizhua nga ata që ishin të detyruar ta paraqisnin atë, përkatësisht autoritetet, njofton Portalb.mk.

Sidoqoftë, sado e vështirë të jetë, puna e verifikuesve të fakteve dhe luftëtarëve kundër dezinformatave është gjithashtu një burim kënaqësie, për faktin se ata ndihmojnë për t’u dhënë njerëzve informacionin e duhur dhe për të shtypur gënjeshtrat e shumta, të cilat jo vetëm që mund të dëmtojnë shëndetin, por gjithashtu çojnë në pasoja fatale edhe për jetën.

Ky është konkluzioni i përgjithshëm i diskutimit, të cilin e oranizoi “Istinomer”-i serb me rastin e 11 vjetorit të saj. Gjatë diskutimit të moderuar nga gazetari i “Istinomer”, Sinisha Dediq, Vesna Radojeviç, redaktore dhe gazetare e “Raskrikavanje” nga Serbia, folën për sfidat në luftën kundër dezinformatave, Milijana Rogaç, gazetare e “Istinomer” nga Serbia, Ana Brakus, gazetare e “Faktograf”-it nga Kroacia, Filip Stojanovski, drejtor për partneritet dhe zhvillim të burimeve në Fondacionin Metamorfozis nga Maqedonia e Veriut, organizatë – themelues i shërbimit të verifikimit të fakteve “Vistinomer”(Vërtetmatës) dhe i qendrës online të burimeve CriThink.mk, si dhe Daniel Funke, gazetar i një prej shërbimeve më të mëdha në botë për kontrollimin e fakteve “Politfact” nga Shtetet e Bashkuara.

Duke prezantuar temat, me të cilat faqet e tyre janë marrë kryesisht këtë vit, dhe në të cilat mbi të gjitha, bindshëm paraprin pandemia dhe të gjitha dezinformatat në lidhje me të, përfaqësuesit e “Istinomer”, “Vistinomer” dhe “Factograf” folën gjithashtu për bashkëpunimin me Facebook-un në platformën e vet për shtypjen kundër dezinformatave, duke rënë dakord që përvojat edhe në Serbi edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Kroaci janë pothuajse të njëjta – fyerje, kërcënime, shpallje tradhtarësh.

“Vlerësimet edhe të politikanëve, deklaratat e të cilëve i vlerësojmë dhe shpërndarësve të dezinformatave, postimet e të cilëve ne i shënojmë si të pasakta janë të njëjta – ata thonë: Ju jeni tradhtarë, mercenarë, që punoni për një vend tjetër, dhe për ata dhe për qytetarët ndërsa janë të përkushtuar ndaj vaksinave, 5G teknologjia, metodat e pretenduara të kurimit, nën radar iu kalojnë gjëra të rëndësishme, të tilla si ajri i ndotur, derdhja e ujërave të zeza në Danub, filmimi masiv dhe cënimi i privatësisë në Beograd … Por ato teori komploti dhe ilaçesh u jepen atyre “pako” në një kuptim, gjëra që janë të kuptueshme për ta … Prandaj, në ditët e sotme, kur e vërteta është një nocion i zhvlerësuar, lexuesi bëhet një forcë e lirë pune, një klikim i lirë i disave që duan të bëjnë para, tha Miliana Rogaç nga Istinomer.

Në pyetjen e moderatorit në diskutimin e zhvilluar online, përmes platformës Zoom, si të vazhdojnë në përmbytjen e dezinformatave?- të gjithë pjesëmarrësit porositën se kur dikush zgjedh të vërtetën dhe i ndihmon njerëzit të zbulojnë dhe ndihmojnë vetveten, asnjë përpjekje nuk është shumë e rëndë.

“Ne në thelb po luftojmë kundër një mendimi mesjetar, po punojmë për një periudhë iluminimi, po mbledhim informacion empirik dhe përdorim disa metoda për të verifikuar nëse ato që thuhen janë të vërteta, dhe mendoj se duhet të vazhdojmë të qëndrojmë për të vërtetën”, porositi Filip Stojanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button