Për skandale të korrupsionit institucionet heshtin, fshehin dokumente ose përgjigjen në mënyrë parciale

Pamundësia që gazetarët të kenë qasje të shpejtë tek informatat me karakter publik ishte vërejtja kryesore e ekspertit evropian Rajnhard Pribe, i cili nga viti 2015 në kuadër të reformave të shpejta prioritare në sferën e mediave kërkoi autoritetet t’i adresojnë pengesat kryesore me të cilat ballafaqohen gazetarët gjatë marrjes së informatave, njofton Portalb.mk.

Në atë aspekt, ai kërkoi që institucionet relevante të përgjigjen në shumë kërkesa për informata nga gazetarët, të mos vonohen pa arsye përgjigjet e tyre dhe të mos e përdorin në mënyrë të tepruar kategorinë “e besueshme” për dokumente që nuk janë të asaj natyre.

Çfarë bënë autoritetet, pesë vitet e kaluara, të cilat adresojnë çështjet kyçe të inicuara nga Pribe, kurse të cilat i shqetësonin gazetarët lidhur me komunikimin me institucionet dhe fitimin e informatave me karakter publik për krijimin e storjeve të tyre?

Së pari, shumica e re parlamentare e LSDM-së dhe BDI-së në vitin 2010 miratoi Ligj të ri për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, me të cilin Komisioni për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, i cili deri atëherë i zgjidhte ankesat e qytetarëve të refuzuara për të fituar ndonjë informatë me karakter publik, nga organet kolektive, u shndërrua në Agjenci, ku ankesat tani i zgjidhin drejtori dhe zëvendësi i tij, në bashkëpunim me shërbimin profesional.

Drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, Pllamenka Bojçevca, thotë që nuk mund të thuhet në çfarë mase janë plotësuar rekomandimet e Pribes në raport me adresimin e shqetësimeve të gazetarëve për fitim të informatave nga institucionet, për që Agjencia nuk mban evidencë të veçantë për ankesat e parashtruara nga gazetarët kundër bartësve.

Duke e analizuar numrin e përgjithshëm të ankesave të parashtruara vitin e kaluar dhe këtë vit, Bojçeva thotë që nuk vërehet dallim i madh. Nëse vitin e kaluar janë parashtruar 756 ankesa, këtë vit deri tani shifra arrin 715 ankesa.

“Ajo që është e dukshme është përqindja e madhe e ankesave për shkak të të ashtuquajturit institut “heshtje e administratës”, rreth 80, 85 përqind e ankesave parashtrohen për shkak të mosveprimit sipas kërkesave të pranuara për qasje të lirë, për çka Agjencia me aktvendim u urdhëron bartësve të përgjigjen për kërkesën”, sqaron Bojçeva.

Lidhur me “shfrytëzimin e tepërt, pa arsye, të kategorisë ‘e besueshme’ për dokumente që nuk janë të natyrës së tillë”, sipas drejtoreshës së Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, thuajse një vit nga aplikimi i ndryshimeve të reja të Ligjit për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, duke vepruar sipas ankesave të parashtruar nuk është vërejtur shpesh referim i shpeshtë dhe i pabazë në përjashtimin nga qasja e lirë nga neni 6 paragrafi(1) dhe refuzim i kërkesës për qasje me arsyetimin që informata e kërkuar në bazë të ligjit paraqet informatë të klasifikuar me shkallë përkatëse të klasifikimit.

“Edhe në ato disa raste kur bartësit janë thirrur në këtë përjashtim, nëse nuk e kanë vërtetuar që bëhet fjalë për informatë të mbrojtur në mënyrë dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për informata të klasifikuara (“Gazeta zyrtare e RMV-së” numër 275/2019), Agjencia i obligonte bartësit t’u mundësojnë qasje kërkuesve tek informatat përkatëse”, thekson Bojçeva.

Ajo thotë që në ndryshimet e fundit të Ligjit ka disa risi më të rëndësishme, të cilat e lehtësojnë dhe e përmirësojnë qasjen e lirë tek informatat me karakter publik. Së pari, konsiderueshëm rritet numri i bartësve të regjistruar në listën e bartësve të informatave publike me karakter publik dhe në atë listë bëjnë pjesë edhe partitë politike, të cilat duhet të publikojnë informata lidhur me financimin e tyre.

Sipas saj, janë reduktuar edhe përjashtimet nga qasja e lirë, nga 8që ka qenë më parë, në 5.

Edhe në të ardhmen, opinioni nuk do të fitojë informata të klasifikuara në pajtim me ligjin, të dhënat personale të qytetarëve, informatë që do ta cenojë procedurën tatimore, informatë nga hetimet penale dhe për kundërvajtje ose informatë që i rrezikon të drejtat e pronësisë industriale ose intelektuale.

Nga lista e përjashtimeve janë larguar edhe informatat e interesave komerciale dhe interesa tjerë ekonomik, duke i përfshirë edhe interesat e politikës monetare dhe fiskale dhe dhënia e të cilave do të ketë pasoja të dëmshme në realizimin e funksionit. Përveç kësaj, në të ardhmen do të publikohen edhe informata nga dokumenti që është në procedurë të përgatitjes, zbulimi i të cilësdo të shkaktojë gabimisht të kuptohet përmbajtja, si dhe informatë për punë arkivore që është përcaktuar si e besueshme.

Ndryshimi më i rëndësishëm për gazetarët, sipas Bojçevas, është reduktimi i afatit për përgjigje të kërkesës, përkatësisht miratim të aktvendimit, nga 30 në 20 ditë, me mundësi për t’u vazhduar edhe për 10 ditë. Gjithashtu, ndryshimet parashohin gjoba të reja për mosrespektim të ligjit, 250 euro për person zyrtar në bartës të informatave dhe 500 euro gjobë për funksionarin ose personin udhëheqës që s’ka pranuar të japë informatë.

Lidhur me zbatimin e ligjit, praktika tregon që vitin e kaluar është rritur numri i kërkesave për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, pa u përgjigjur, të refuzuara dhe të transferuara nga ana e institucioneve, tregon Raporti vjetor për punë të Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik për vitin 2019.

Personat juridik dhe fizik në vitin 2019 kanë parashtruar gjithsej 8.299 kërkesa në institucionet shtetërore, komunat, pushtetin gjyqësor dhe institucionet shëndetësore, nga të cilat 283 aspak nuk kanë përgjigje, 163 janë refuzuar, ndërsа 7 raste janë transferuar.

Në krahasim me vitin 2018, vitin e kaluar është rritur edhe numri i ankesave në Agjencinë për qasje të lirë. Nëse para dy viteve ka pasur 622 ankesa, vitin e kaluar ai numër është zmadhuar në 755, që është për 133 ankesa më tepër.

Gjithashtu, zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë u vonua pothuaj dy vite dhe në atë periudhë nuk kishte kush t’i zgjidhë ankesat e qytetarëve për shkak se Komisioni nuk kishte shumicë meritore për të vendosur si pasojë e dorëheqjes së një pjese të anëtarëve.

Për t’u shënuar një vit nga zbatimi i ligjit, që u miratua më 16 maj 2019, kurse filloi të zbatohet nga 30 nëntori, Qendra për komunikime qytetare në fillim të dhjetorit, në Shkup organizoi ngjarje ku kishte pjesëmarrës me prezencë fizike dhe onlajn.

Qëllimi i debatit ishte të analizohen dhe të diskutohen përvojat e tyre të para nga aplikimi i ligjit dhe me kohë të sugjerohet në mangësitë eventuale me qëllim të nxirren rekomandime dhe të avancohet aplikimi i të njëjtit në të ardhmen.

Në fillim të debatit, përfaqësuesit e QKQ-së i prezantuan rezultatet nga analiza e tyre, që bazohet në përgjigjet e 460 kërkesave për qasje tek informatat me karakter publik, të parashtruara në gjashtë muajt e parë nga aplikimi i ligjit, 1 dhjetor 2019 deri 31 maj të këtij viti.

Sipas të dhënave nga analiza, në afat ligjor prej 20 ditësh, është vendosur vetëm për 51 përqind të kërkesave për informata, ndërsa afati mesatar në të cilin institucionet janë përgjigjur në kërkesën është 23 ditë.

70% e përgjigjeve të pranuara kanë qenë të plota dhe i kanë përfshirë informatat e kërkuara, në 22 raste, përgjigjet kanë qenë jo të plota, ndërsa në 8 përqind të kërkesave për qasje të lirë nuk është dhënë asnjë përgjigje.

Nga numri i përgjithshëm i kërkesave të parashtruara, në Agjencinë për qasje të lirë janë parashtruar 60 ankesa, që është 13 përqind e kërkesave. Në këtë shifër bëjnë pjesë kërkesat që nuk janë përgjigjur për shkak të heshtjes së drejtorisë.

Agjencia, nga 60 ankesa, ka pranuar 90 përqind dhe i ka obliguar bartësit e informatave t’i dërgojnë të dhënat e kërkuara.

Gjysma e kërkesave për qasje të lirë janë parashtruar gjatë kohës së krizës, ndërsa gjysma tjetër para krizës. 46 përqind e kërkesave janë përgjigjur gjatë krizës, ndërsa para krizës përqindja ishte diçka më e madhe, 56 përqind kërkesa të zgjidhura në afat ligjor.

Gjatë krizës me koronën, institucioneve u janë nevojitur mesatarisht24 ditë për t’u përgjigjur në kërkesat për qasje të lirë, ndërsa para krizës janë përgjigjur më shpejtë për një ditë.

Lidhur me heshtjen e administratës, profesoresha Ana Pavllovska Daneva, propozoi disa rekomandime me qëllim të tejkalohet problemi. Rekomandimi i parë ishte udhëheqësit e institucioneve, ministrat ose drejtorët, t’i zgjidhin kërkesat për qasje të lirë dhe me atë të ndërmarrin përgjegjësi për mënyrën e zgjidhjes së kërkesave për shkak se në ligj ka dënime për ata, kurse jo për personat udhëheqës.

Pavllovska Daneva propozoi Agjencia në mënyrë meritore të vendos kur institucioni nuk do të përgjigjet për kërkesë të parashtruar për qasje të lirë dhe në emër të vet të miratojë aktvendim, me të cilin vet do t’i kërkojë informatat, ndërsa pastaj ajo t’ia përcjellë kërkuesit.

Lidhur me këtë propozim, dyshim kishte Agjencia që u ankua se në ligj nuk ka autorizim ekskluziv të kërkojë informata në emër të kërkuesve.

Përveç kësaj, Daneva Pavllovska kërkoi që Agjencia të monitorojë sa institucionet e plotësojnë obligimin ligjor për të përpunuar dhe publikisht t’i publikojnë listat e informatave që i posedojnë, ndërsa Agjencia t’i publikojë të gjitha këto aspekte në ueb faqen e vet. Përfaqësuesit e Agjencisë e pranuan vërejtjen duke shtuar që nuk është e rëndësishme vetëm të publikohen listat me informata, por të ketë qasje tek ato me një apo dy klikime në interfejsin e uebfaqes.

Në debat, propozime plotësuese dha edhe Dançe Danillovska Bajdevska, përfaqësuese nga sektori qytetar, që konsideronte se aplikimi i fuqizuar i nenit 10 të Ligjit, që parasheh publikimin e të gjitha informatave me të cilat menaxhon institucioni, do ta zmadhojë transparencën proaktive dhe do ta zvogëlojë parashtrimin e kërkesave tek institucionet në formë të shkruar.

Danillovska Bajdevska vlerëson që institucionet duhet t’i publikojnë informatat tani më të shpërndara me kërkuesit me qëllim që ato të mund të ndërmerren edhe nga qytetarë tjerë për shkak se ata shpesh dërgojnë kërkesa identike.

Përveç kësaj, është propozuar të formohet trup koordinues pranë Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, me të gjitha palët e interesuara ku do të shkëmbejnë informata për progresin në aplikimin e ligjit dhe do të sugjerohet në dobësitë eventuale me qëllim të rritet transparenca dhe përgjegjësia e institucioneve, të rregulluara në më tepër dokumente strategjike.

Gjithashtu, me aplikim të fuqizuar dhe të vazhdueshëm të masave dhe aktiviteteve të parapara në këto dokumente për t’u avancuar edhe aplikimi i Ligji për qasje të lirë.

Për pjesëmarrësit në debat, në mënyrë pozitive është vlerësuar ajo që qytetarët gjithnjë e më shpesh paraqiten si kërkues të informatave madje edhe si parashtrues të ankesave, që tregon se ata dinë t’i shfrytëzojnë benefitet e ligjit, kurse në anën tjetër kanë edhe besim tek Agjencia për qasje të lirë. Megjithatë, deri tani qytetarët kërkojnë informata të cilat kryesisht kanë të bëjnë me dokumente të nevojshme për realizimin e ndonjë të drejte që u përket.

Gazetarët të cilët çdo ditë e shfrytëzojnë të drejtën për qasje të lirë për të fituar informata për nevojat e hulumtimeve të tyre, në debat pohonin që përvojat e tyre janë të ngjashme me të dhënat nga analiza e QKQ-së.

Për Biljana Bejkova nga OJQ “Infocentar” edhe pas disa viteve, rekomandimet e harruara të Pribes, për përmirësimin e qasjes tek informatat me karakter publik janë aktuale, përkatësisht akute.

Bejkova konsideron që gazetarët edhe më tutje ballafaqohen me procedura të gjata, me fitim të vonuar të dokumenteve të kërkuara, me procedurë të gjatë dhe joefikase ankimore, si dhe me përgjigje jocilësore nga institucionet – bartës të informatave me karakter publik.

“Pandemia e kovid-19 në mënyrë plotësuese e përkeqësoi situatën dhe i zvogëloi transparencën e institucioneve, si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel lokal”, vlerëson Bejkova.

Ajo thotë që gazetarët edhe më tutje ballafaqohen me problemin e aplikimit të kategorisë “e besueshme” për dokumente dhe informata që nuk janë të natyrës së atillë.

“Gazetarët që ndjekin procese gjyqësore shpesh ankohen që disa dokumente e informata (si për shembull, datë e hapjes së procedurës apo aktvendim për paraburgim) në mënyrë të paarsyeshme janë kualifikuar si të besueshme. Sipas tyre, veprimi i këtillë i institucioneve paraqet keqpërdorim, përkatësisht i pamundëson gazetarët në punën e tyre, ndërsa me atë i pamundëson edhe qytetarët në realizimin e të drejtës së tyre të jenë në mënyrë cilësore dhe me kohë të informuar për tema dhe probleme të interesit publik”, vlerëson Bejkova.

Sipas saj, nevojitet ndryshim i ligjit në pjesën e afateve për parashtrim të informatave të kërkuara, veçanërisht për gazetarët, përkatësisht afatet duhet të jenë më të shkurta, ndërsa sanksionet për dërgim me vonesë dhe pa cilësi të informatave nga ana e bartësve të informatave të jenë shumë më të larta.

“Ndryshimi i këtillë ligjor, si dhe vullneti i qartë politik për përmirësim të transparencës dhe qasjes tek informatat të shndërruar në praktikë janë mënyra e vetme për përmirësimin e kësaj sfere”, siguron Bejkova.

Sashka Cvetkovska, gazetar hulumtues nga Laboratorin hulumtues gazetaresk, nga përvoja thotë që ka hapësirë për kritikë për punën e institucioneve, mirëpo ka edhe përmirësim të caktuar.

“Gjithnjë e më tepër institucione përgjigjen dhe mundohen të përgjigjen në kërkesat që ndonjëherë janë edhe masive”, zbulon Cvetkovska.

Ajo pohon që disa institucione e keqpërdorin ligjin dhe kërkojnë nga gazetarët edhe për punët më banale rrjedhëse të dërgojnë kërkesë në pajtim me Ligjin për qasje të lirë tek informatat me karakter publik.

“Kjo bëhet kur dëshirojnë ta zvarrisin/vonojnë përgjigjen”, vlerëson Cvetkovska.

Sipas saj, për rastet e mëdha të korrupsionit dhe rastet e profilit të lartë të keqpërdorimeve institucionale, ekziston tendencë të mos jepet përgjigje ose të jepet përgjigje në mënyrë parciale, madje edhe deri në atë shkallë që të bëhet presion mbi zyrtarët në institucionin për ndërmjetësim me informatat nga ana e qendrave të pushtetit ose të falsifikohen ose fshihen dokumente.

“Kur bëhet fjalët për korrupsion të lartë dhe krim të organizuar, gjendjet nuk kanë ndryshuar. Kryesisht është përmirësuar transparenca në më tepër institucione, ndërsa praktika më të mira kanë institucionet lokale”, thotë Cvetkovska.

Ajo ka fjalë pozitive për punën e të punësuarve në Agjencinë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, që në mënyrë profesionale dhe të përkryer i kuptojnë problemet dhe u ofrojnë ndihmë gazetarëve gjatë shfrytëzimit të këtij ligji.

“Edhe Agjencia vepron më e inkurajuar në lidhje me presionin mbi institucionet që refuzojnë të bashkëpunojnë”, thotë Cvetkovska.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button