Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të mund të shkëmbejnë drejtpërdrejtë deri 400 kV

MEPSO dhe KOSTT nënshkrujtën marrëveshje që mundëson të dy shtetet tashmë përmes largpërçuesve të mund të shkëmbejnë deri 400 kilovatë përmes largpërçuesve, transmeton Portalb.mk.

Marrëveshja është nënshkruara ndërmjet drejtorit gjeneral të MEPSO-s, Kushtrim Ramadanit dhe drejtorit të KOSTT, Mustafë Hasani.

“MEPSO dhe KOSTT, operatorët e sistemit të elektrodistribuimit në Maqedoni dhe Kosovë, kanë nënshkruar marrëveshje operative për organizimin e ankandit për blerjen e kapaciteteve përçuese në dispozicioni me çka u krijuan kushte për tregti të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike ndërmjet dy vendeve”, njoftojnë nga MEPSO.

Ndryshe, KOSTT filloi operimin si zonë rregulluese në kuadër të Bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë, duke vlerësuar se me këtë bëhet funksionalizimi i linjës interkonektive të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri i cili do të ndikoj në rritjen e shkëmbimeve të energjisë elektrike ndërmjet dy sistemeve, rritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button