RMV, Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi masa të reja: Kafenetë të mbyllen në ora 18:00

Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i propozojë Qeverisë që në periudhën nga 18 dhjetor deri më 21 janar, kafenetë dhe restoranet të punojnë deri në orën 18:00 në vend se deri më 21:00 siç është aktualisht, me qëllim që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve nga Covid – 19 në periudhën e ardhshme të festave. Ministria e Shëndetësisë thotë se komisioni do të dorëzojë edhe rekomandim që të mos ketë grupime në banesa gjatë festave vijuese, ndërsa do t’u rekomandoj hoteleve t’i mbyllim restoranet pas orës 21, transmeton Portalb.mk.

Komisioni po ashtu, rekomandon ndalesë të grupimit nëpër sheshe për pritje dhe festim të Vitit të Ri si dhe çfarë do lloj tubimi në periudhën e festave.

“Rekomandimet për masat restriktive janë në drejtim të disa segmenteve edhe atë në pjesë e riorganizimit të orarit të punës të hotelerisë, rekomandim për tubime publike, rekomandime drejt bashkësive fetare, organizatave të punëtorëve dhe rekomandime që kanë të bëjnë me punën e restoranteve në hotele”, deklaroi Venko Filipçe.

Mbetet në fuqi ndalesa e tubimeve në vende publik dhe u bëhet thirrje njësive të vetëqeverisjes lokale të përforcojnë mbikëqyrjen për respektim dhe zbatim të kësaj mase.

Sa i përket bashkësive fetare, KSI ka rikujtuar se është në fuqi ndalesa për tubimi i më shumë se katër personave në ambiente të hapura, ndërsa brenda në objekte është në fuqi rekomandimi që numri maksimal i personave të mos jetë më shumë se 30 për qind  i kapacitetit dhe të gjithë personat të jenë me maskë.

KSI po ashtu propozon që të ndalohet çfarë do lloj festimi në kuadër të organizatave të punës.

“Bëjmë thirrje dhe rekomandojmë të mos ketë tubime nëpër shtëpi gjatë festave dhe të mos dilet nga shtëpia pas orës 18 nëse nuk ka nevojë për atë”, tha Filipçe.

Nga ministria thanë se në seancën e sotëm të komisionit ka pasur edhe përfaqësues të Odës së Pavarur të Hotelerisë të cilët kanë shprehur pakënaqësi me pakon e re të masave sa i përket riorganizimit të orarit të punës dhe i kanë dorëzuar komisionit propozimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button