RMV, në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të në Ligën e Parë, nesër në Tetovë takohen “bardheblutë”

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 17-të në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut, javë në të cilën nuk pritet të ketë ndryshime në krye të tabelës, transmeton Portalb.mk.

Nesër duke filluar prej orës 13:00 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Renovës dhe Shkupit. Shkupi gjendet në vendin e dytë me katër pikë pas Shkëndijës dhe me pikë të barabarta me Makedonija Gj.P. Pikët për Renovën janë tepër të nevojshme, duke llogaritur se vetëm tri pikë gjendet pas vendit të parafundit, vend që eliminohet nga Liga e Parë.

Të dielën në kohë të njejtë, duke filluar prej orës 13:00, do të zhvillohen ndeshjet tjera:

Akademija P-Shkëndija

Struga Trim&Lum-Rabotniçki

Borec-Sileks

Vardar-Makedonija Gj.P.

Pelister – Bellasica

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button